50 vite politikë ksenofobe

Komunikatë për media

Bernë, 7 qershor 2020

Me 1968 James Schwarzenbach startoi nismën e tij “iniciativa e tjetërsimit”. Iniciativa në të vërtetë me 7 qershor 1970 u refuzua, mirëpo mendësia ksenofobe formëson edhe sot e kësaj dite diskursin politik të së djathtës zvicerane. Me pasoja të rënda për të huajt/at, të cilët/at me gjenerata të tëra kanë kontribuar për suksesin e Zvicrës. Kundër kësaj ndihmon vetëm solidarizimi!

https://www.facebook.com/UniaSchweiz/videos/264826217958281/

Të huajt si fajtor kujdestar – atëherë…
Schwarzenbach-u me iniciativën e tij të paskrupullt frikën dhe dëshprimin e popullatës zvicerane e drejtoi kundër punëtorëve stinorë (sezonierëve). Ata, të cilët ndërtuan Zvicrën dhe megjithatë duhej të bënin jetë në barkat e ftohta gjithandej periferive të qyteteve, Scharzenbach-u i bënte fajtor kujdestar – absolutisht për interesa të pronarëve të kapitalit dhe të partive të tyre politike, të cilat ishin të interesuara që mundësisht të mbanin fuqinë punëtore të të huajve pa të drejta dhe të pambrojtur.

… dhe sot
Edhe sot ndërmarrjet në rend të parë janë të interesuara për fuqi punëtore të lirë dhe me fleksibilitet. Dumpingu në paga, kushtet e këqija të punës, diskriminimi dhe papunësia janë pasojat. Dhe sikur atëherë, partitë ksenofobe përpiqen vetëm që të përfitojnë. Sot këtë rol famëkeq luan SVP/UDC pjesërisht edhe me ndihmën e fuqishme të partive tjera të djathta. Kështu, atë që atëherë nuk mundi ta bëjë Schwarzenbach-u, SVP/UDC-ja e arriti: Aprovimi i “Iniciativës mbi emigracionit masiv” u aprovua me 2014, edhe shkaku se kundërshtarët/et e iniciativës nënvleftësuan fuqinë shpërthyese të saj.
Tani SVP/UDC është duke u përpjekur me një iniciativë edhe më radikale. “Iniciativa anuluese” e saj, donë të anulojë lëvizjen e lirë si dhe të heq masat shoqëruese për mbrojtjen e pagave. Ajo dëshiron të kthejë statusin jonjerëzor të sezonierëve – variantin zviceran të aparteidit.

Shumë punëmarrës pa të drejta
Në aspektin e politikave të migracionit aprovimi i iniciativës në fjalë do të qonte në situatën që mbi 1,7 milion migrant/e nga BE-ja do të humbnin të drejtat e tyre gjithëpërfshirëse. Qëllimi i iniciatorëve nuk është të ketë më pak migrant/e në Zvicër, por që migrantet dhe migrantët ti zhveshin nga të drejtat e tyre, sikur në kohën e statusit të sezonierëve.

Kjo është një e keqe për të gjithë ne. Studimet e ndryshme kanë treguar: Sa më i sigurte statusi i qëndrimit i punëmarrësve, aq më të sigurta dhe më të mira janë pagat dhe kushtet e punës. Andaj, iniciativa prek tërë shoqërinë; ajo paraqet sulm ndaj pagave dhe ndaj të drejtave të të gjithë punëmarrësve në Zvicër.

Shoqatat e të huajve në Zvicër vihen vendosmërisht në mbrojtje kundër reduktimit të të drejtave. Nevojitet zgjerim të lëvizjes së lirë gjithëpërfshirëse të personave me mbrojtje të pagave dhe me të drejta pune për të gjithë, e jo kufizimin e tyre.

SVP/UDC-ja edhe më tej është e interesuar që të bëjë politik në kurriz të migrantëve/eve. Përmes zvogëlimit të të drejtave të migrantëve/eve ajo dëshiron të arrijë qëllimin e saj të vërtetë: Shumë punëmarrës pa të drejta, të cilët nuk mund të mbrohen dhe të cilët punojnë për paga të ulëta.

Solidarizim kundër fushatës – fajtorët kujdestarë
Në një prononcim për prointegra.ch, Hilmi Gashi, njeri nga inicuesit e nënshkruesit e kësaj komunikate për media thekësoi: „Migrantet e migrantët kontribuojnë përditë, si atëherë ashtu edhe sot, për suksesin shoqëror në Zvicër. Kultura, sporti, ekonomia, shkenca përfitojnë nga shumëllojshmëria reale. Në vend se të njihet me miradije, trashëgimtarët shpirtëror të Schwarzenbach-ut edhe më tej bëjnë ndarje dhe përçarje. Kjo na dëmton të gjithë ne, pa marrë parasysh a e/i huaj apo zviceran/e.“

Ai me tej shtoi se: „Përgjigja jonë më e mira në sulmet e pandërprera mbi të drejtat tona dhe ndaj politikës disa dekadash së kërkimit të fajtorëve kujdestar është silidariteti mes nesh!“

Osman Osmani, 7 qershor 2020, Schaffhausen

Organizatat mbështetëse:

Associação Portuguesa de Zurique, Biidentitas, Centro Lusitano de Zurique, Fabrica di Zurigo, Föderation der Demokratischen Arbeitervereine DIDF, Giovani italiani in rete, Kurdischer Kulturverein Bern, Kurdisch-Türkisch-Schweizerischer Kulturverein, Laboratorio per la sinistra, LAM’Ë, Marea Granate Zürich, Migrationskommission SGB, Promocion culturale española PCE, Pronintegra, SEV und SEV Migration, vpod/ssp, zëri progresiv,

Vega e manifestimit tematik virtual mbi 50 vjetorin e iniciativës famëkeqe