Osman Osmani: SKËNDER IBISHI – LIRIA NUK KA ÇMIM

 

“…Kam bindje të thellë, se ardhmërinë e jetës sime do ta kaloj i lirë në Kosovën e lirë, një jetë të cilën e kemi merituar të gjithë: jetën e një populli të kulturuar dhe të civilizuar europian. Këtë që po them, e kam thënë edhe para disa vjetësh, gjë për të cilën shkova edhe në burg. E them këtë edhe sot, por edhe sikur të më fusin sërish në burg, kurrë nuk do të pranoja, por do ta përsërisja dhe sërish do ta mendoja, sepse me tërë qenien time besoj në lirinë e popullit tonë, në lirinë e Kosovës dhe në sovranitetin e saj…”
Skënder IBISHI