Takim rreth mësimdhënies së gjuhës shqipe në Angli

Qendra e Botimeve për Diasporën, dje organizoi një takim ku mirëpriti koordinatoren e shoqatës shqiptare ‘Ardhmëria’ në Londër të Anglisë, zonjën Aida Haziri. Gjatë takimit të mbajtur Haziri pohoi për një numër të madh nxënësish që shfaqin interes të ndjekin kurset e gjuhës shqipe dhe të cilëve u ofrohen këto kurse falas.

Në takim u bë poashtu prezantimi i shoqatës, punës së tyre shumëvjeçare dhe stafit mësimor, si dhe u diskutua për organizmin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë me fokus kryesor në Angli. Temë diskutimi ishin edhe tekstet mësimore që do të përdoren për trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe për vitin 2022-2023 dhe rëndësia e mësimit të gjuhës amtare në diasporë.

E themeluar në vitin 2005, shoqata Ardhmëria punon gjithnjë për mbështetjen e nxënësve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe duke i angazhuar të rinjtë në aktivitete të ndryshme që lidhen me përmirësmin e cilësisë së jetës në fushën profesionale.