Platformë informacioni dhe lajme shqip
Qendër profesionale për migracion
Qendër kompetente shqiptaro-zvicerane
BARASVLEFSHMËRIA E GJUHËVE
Bazuar në parimin e barasvlefshmërisë së gjuhëve prointegra.ch ka krijuar një platformë komunikimi dhe informimi dhe zhvillon aktivitete të qëllimta dhe të ndryshme informuese në rrafshin lokal, regjional, kombëtar e ndërkombëtarë gjitha fushat e mundshme jetësore.
GJITHËPËRFSHIRJA
Përmes integrimit dhe pjesëmarrjes deri tek gjithëpërfshirja! – Mbështetja e procesit dhe integrimi i vlerave deh normave personale me ato të shoqërisë pranuese (nikoqire) në një të plotë. – Nxitja e pjesëmarrjes dhe të pasurit pjesë e të gjithë njerëzve në proceset shoqërore.
TRANSNACIONALITETI
Tek partneritetet e migracionit do të duhej që profesionistët dhe rrjetet (transnacionale) që nga fillimi me të gjitha mundësitë, pasuritë, përvojat dhe aftësitë, të përfshihen në të gjitha proceset e punëve që kanë të bëjnë me zhvillim-bashkëpunimin mes vendeve rezidente dhe atyre të prejardhjes, një e drejtë e detyrim ky i vetëkuptueshëm.
Ne jemi
Gjithmonë të angazhuar për dhe në komunitetin shqiptar si dhe në jetën shoqërore e politike të Zvicrës, ne jemi një ekip ndërdisiplinor me arsim të ndryshëm bazë, me studime të larta si dhe me kualifikime, trajnime dhe përvoja të ndryshme profesionale të zhvilluara dhe përfunduara në Zvicër …, ndër të tjera nga fusha e punës sociale, socio-pedagogjike, sociologji e informatikë, si dhe trajnime e arsimime shtesë me theksime të ndryshme.
Ne kemi gjithashtu edhe dekada përvojë profesionale ndër të tjera në fushën e çështjeve sociale, kulturore, pedagogjike dhe shëndetësore si dhe në punë projektesh (migracioni, integrimi, participimi, përvoja në punën e zhvillim-bashkëpunimit, informatikë e gazetari.
Kompetencat tona po rriten dhe ndërkohë po zgjerohen më profesionistë tjerë – gra dhe burra që me kualifikime të tjera profesionale kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të prointegra.ch.
Ne gjithashtu ofrojmë një platformë për rrjetëzimin, shkëmbimin dhe bashkëpunimin e profesionistëve, shoqatave dhe organizatave të interesuara të bazuara në vullnetarizëm dhe reciprocitet. Prointerga bashkëpunon me shoqatat dhe/ose organizatat përkatëse. Këto bashkëpunime rregullohen në mes të marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Ne gjithashtu mbështesim profesionistët e veçantë në zbatimin e ideve ose projekteve që i shërbejnë të mirës së përbashkët.
Statuti
Nën emrin Pro Integra, në vijim si prointegra.ch, ekziston kjo shoqatë sipas Nenit 60ff të Kodit Civil të Zvicrës.
Misioni kryesor i shoqatës është ndërtimi i një Instituti të sheshtë mbarëkombëtare për integrimin, pjesëmarrje dhe mbështetje dhe këshilla për emigrantët, në mënyrë që ata të arrijnë aftësinë e krijimit të një forme të pavarur dhe të suksesshme në jetën e tyre të përditshme, për ti mundësuar pjesëmarrjen në të mirat sociale dhe mund të arrijnë bashkëjetesën e mirë me vendasit, me qëllim përfundimtar arritjen e (gjithë)përfshirjes në shoqëri.
Pos kësaj, shoqata prointegra.ch synon ndërtimin e një platforme të komunikimit dhe të informacionit në gjuhën shqipe dhe gjuhët zyrtare të Zvicrës si dhe përmes aktiviteteve të ndryshme dhe të veçanta të informacionit nga zhvillimet në fushën politike, ekonomike, kulturore, etj. në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Informacione online, komunikim dhe këshilla për të gjitha ngjarjet e mundshme, temat e zhvillimeve (ligjore, psikologjike, etj.) dhe/ose probleme nga të gjitha sferat e jetës.
Këto aktivitete gjithashtu synojnë të lehtësojnë integrimin e ndërsjellët, përfshirjen dhe transferimin e vlerave përmes pjesëmarrjes dhe që ofrojnë ndihmë e mbështetje konkrete nevojtarëve dhe të prekurve në situata konkrete jetësore.
Inkurajimi dhe zhvillimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e origjinës dhe vendet e tjera ku jetojnë njerëzit shqipfolës, por edhe me grupet dhe komunitetet e tjera emigrante. prointegra.ch synon një bashkëpunim me interes të ndërsjellë me të gjitha institucionet si ato të vendeve të origjinës, ashtu edhe me ato të vendeve nikoqire, ku jetojnë njerëzit shqipfolës.
Pra, prointegra.ch është një platformë e hapur komunikuese, informuese dhe transformuese që është e hapur për këdo që është i interesuar për shprehje dhe veprim konstruktiv.
Shoqata është e pavarur nga pikëpamja politike dhe konfesionale.
Projekte
Zyra profesionale PRO INTEGRA gjithashtu i vë në dispozicion shkathtësitë e burimet e saj për projekte të tjera që ne besojmë se mund dhe ia vlejnë të realizohen.
Manifestimet dhe aktivitetet integruese me migrantët dhe vendasit, manifestimet kulturore, udhëtimet studimore, shkëmbimet kulturore me komunitetet zvicerane dhe komunitete të tjera si dhe gjithçka që ndihmon e formon bashkëjetesën e mirë, përfshihen ndër të tjera aktivitetet dhe veprimtarinë tonë.
Si një qendër kompetente për njerëzit shqipfolës dhe gjithashtu si një zyrë e specializuar për çështjet e migracionit, ne gjithashtu synojmë dhe kërkojmë të kryejmë detyrat kërkimore vetëm ose në partneritet me institucione dhe grupe të tjera kërkimore, me qëllim profesionalizimin e ofertave tona dhe marrjen e masave të duhura.
Përveç kësaj, ne duam të marrim pjesë si partnerë aktivë në bashkëpunimin për zhvillim. Ne e kuptojmë këtë si një të drejtë dhe një detyrë. Prandaj, do të kërkojmë nga institucionet përkatëse zvicerane dhe ato të vendeve tona të origjinës që të na përfshijë në projektet e ardhshëm të partneriteteve të migracionit.
Rrjetëzimi & Marrëdhëniet e jashtme
Ne bashkëpunojmë me profesionistë, shërbime profesionale, zyra dhe institucione në nivel lokal, regjional dhe kombëtar.
Sponsorizimi i projekteve, detyrave dhe ofertave nga institucionet e ndryshme dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit do të pranohen të mandatuara. Ato zbatohen dhe në përfundim raportohet për punët e kryera si dhe mbi rrjedhën dhe rezultatin arritur.
Ne nxisim e inkurajojmë bashkëpunimin me njerëz dhe institucione nga fushat e lartpërmendura, të cilët ndjekin synime të përafërta ose të ngjashme me “Pro Integra”
Ne ofrojmë shërbime plotësuese dhe sipërfaqësore në fushat e përmendura.
Komunikimi dhe informacioni i jashtëm për ne janë një mjet i rëndësishëm i punës.
Një bashkëpunim i mirë dhe i suksesshëm është zhvilluar me organizatat e institucionet vijuese:
- Ekipi për Konfliktet Ndërkulturore (TIKK)
- Shkollat e larta universitare për punë sociale (HSA Zurich, Luzern, Bern)
- Prokuroria për të rinj nga Kantoni Schaffhausen, ai Aargau, St. Gallen, etj.
- Sekretariatet Rinore Kloten, Wädenswil, Adliswil, etj.
- Shtëpinë e fëmijëve në Bremgarten dhe shtëpitë e tjera shkollore
- Enti Federal për Migracion (EKM), Drejtoria Zvicerane për Zhvillim-Bashkëpunim (DEZA)
- infras (institucion hulumtues dhe anketimi)
- Radio Televizioni publik zviceran (SRF & DRS)
- etj
Partnerë të tjerë të prointerga.ch janë organizatat dhe institucionet e mëposhtme:
www.unia.ch
www.unia.ch/al
www.bspk.org
www.bspsh.org.al
www.shota.ch
www.changekultur.ch
www.parandalo.ch
www.cageneve.ch
www.sozialearbeit.zhaw.ch
www.hslu.ch/sozialearbeit.htm
www.tikk.ch
www.kosova-aktuell.de
www.lirilushi.com
www.institut-psychotrauma.ch
www.al-sh.ch
www.sesj.ch
www.zeriprogresiv.ch
www.sp-ps.ch
Përvoja jonë praktike dhe referencat:
- Bashkëpunim me Entet profesionale dhe institucionet e specializuara, si: Institucionet dhe zyrat e autoriteteve komunale, kantonale dhe shtetërore (BAG, BFF, BFM, prokuroria për të rinj, sekretariatet për rini e familje, etj.); me Zyra të koordinimit dhe qendra të përbashkëta për migrantë dhe zviceran; Qendra të këshillimit për azilkërkuesit dhe migrantët, etj.
- Organizim të Konferencave dhe Manifestimeve tematike në institucionet e ndryshme: Leksione specifike për vendin e prejardhjes para së gjithash rreth migrimit, familjes, kulturës, fesë, traditës, shëndetit dhe kuptimit të sëmundjes, etj.
- Referate, ligjërime dhe trajnime në institucione arsimore të larta dhe universitare si HF (shkolla të larta universitare) dhe FHS (shkollat e larta profesionale për punë sociale) dhe në bashkëpunim me to, para së gjithash nga fusha e punës sociale, arsimit dhe shëndetësisë (Cyrih, Winterthur, Luzern, Bernë, Pejë, Istog, Prishtinë, etj.)
- Pjesëmarrje, inicim, shoqërim dhe zbatim të projekteve nga Enti Federal për Migracion (BFM), Enti Federal për Shëndetësi (BAG); Projekte integruese dhe parandalimi shëndetësor: Derman/SAH, Caritas, Heks, SRK (Kryqi i kuq zviceran), ISPS, IPTS (Instituti i traumës psikike të Zvicrës) , Radix, etj.
- Pjesëmarrja në projekte si ligjërues e trajnues për personel apo edhe grupe vetëndihmuese të njerëzve që kanë të bëjnë ose vuajnë nga pasojat e traumave të luftës si dhe njerëz me ngarkesa të ndryshme post-traumatike; pjesëmarrje në projekte të zhvillim-bashkëpunimit kryesisht mes Zvicrës e Kosovës.
- Dekada të tëra të përvojës profesionale dhe me kohë të pjesshme gazetareske dhe IT-së.
Historia paraprijëse e prointerga.ch – Bashkësia Shqiptare
Komuniteti Shqiptar Shafhausen si një organizatë e strukturuar u themelua në vitin 1991. Përbërja e strukturës udhëheqëse të Bashkësisë Shqiptare Shafhausen ishte e baraspeshuar si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht, kjo domethënë se përbërja merrte parasysh në njërën anë rajonit e prejardhjes së bashkatdhetarëve migrantë si dhe varësisht nga vendbanimi e tyre edhe në rajonin e Shafhausen-it.
Bashkësia Shqiptare Shafhausen me rrethinë posedonte një rrjetëzim shumë të mirë në kontekstin lokal dhe rajonal. Kishte marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Qendrën dhe të kontaktit për huajt dhe zviceranët në Shafhausen (tani e njohur si INTEGRES), dhe ishte e përfaqësuar edhe në Qendrën ndërlidhëse shumë-kulturore të komuniteteve Shafhausen.
Fushat e veprimtarisë ndryshonin varësisht nga situata dhe fushë-veprimtaria e mërgimtarëve tanë. Fokusi i veprimtarisë është përqendruar në njërën anë në situatën e vendit pritës (nikoqir) dhe problemet që lidheshin me te, ndërsa në anën tjetër me preokupimet dhe zhvillimet në vendin amë, e që shprehej pjesërisht në mbështetjen morale, materiale si dhe solidaritetin, varësisht si e kërkonte situata në vendin e origjinës.
Drejtuesit e Bashkësisë Shqiptare Shafhausen gjithmonë – edhe pse jo mjaftueshëm – ishte në gjendje të mbështetnin komunitetin shqipfolës me shërbime të rregullta të këshillimit dhe si pikë kontakti e avokimi. Veprimtaria dhe shërbimet kryheshin vullnetarisht dhe në kohën e lirë. Të gjitha aktivitetet janë vetmenaxhuar, ndërsa mjetet janë siguruar përmes vetfinancimit të menaxhmentit dhe nga kontributet e vetë aktivistëve të Bashkësisë Shqiptare Schaffhausen, pa ndonjë mbështetje të veçantë nga qyteti, kantoni apo qeveria federale, përjashtuar këtu mbështetjen e periudhës 2001 – 2003.
Krahasuar me komunitetet tjera mërgimtare në Zvicër, komunitetit shqiptar i mungonin institucionet e përfaqësive shtetërore në nivelin politik, ekonomik dhe socio-kulturor, gjë që situatën e këtij komuniteti ndër më të mëdhenjtë të mërgimtarëve e bënte edhe më të vështirë.
Në mënyrë të veçantë, udhëheqja e Bashkësisë Shqiptare Schaffhausen për komunitet ka ofruar shërbime falas në fushat e mëposhtme:
- Këshillim social për migrantët nga Ballkani Perëndimor
- Projekte pune (rreth temës migracioni, integrimi, participimi)
- Pjesëmarrja dhe ndikimi në Institucione të ndryshme (sociale, kulturore dhe politike)
- Ligjërim, arsimi e trajnim për të rritur
- Ndërmjetësimi e mbështetje në problemet shkollore
- Puna me të rinj (dhe prindër) dhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore
- Informimi dhe komunikimi në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar
- Ndërmjetësimi me autoritetet dhe shkëmbimet kulturore me vendasit
- Ndërmjetësim kulturor dhe mbështetje në fushën sociale, arsimore e shëndetësore
- Bashkëpunimi edhe me grupet e tjera etnike dhe komunitetet tjera migrante.