Klubi Rotary Ferizaj binjakëzohet me Rotary Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet

 

Nga dita në ditë po shtohet bashkëpunimi në të gjitha fushat me ngulimet arbëreshe. Rezultat i thellimit të këtij bashkëpunimi të ndërsjellë ishte edhe binjakëzimi mes dy shoqatave rotariane, asaj të Ferizajt me të Horës së Arbëreshëve në Sicili .- Si dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit  midis Shoqatës “Çamëria Kosovë Zyrtare” dhe Horës së Arbëreshëve, nënshkruar nga kryetari i kësaj shoqate Besim Dinolli dhe kryetari i Bashkisë së Horës, Rosario Petta

Ja edhe deklarata zyrtare e dy klubeve në Ceremoninë e Binjakëzimit Ndërmjet Klubeve Rotariane:

Në kuadër të angazhimit për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave themelore të Rotary-t, u zhvillua ceremonia solemne e binjakëzimit ndërmjet Klubit Rotary Ferizaj (Kosovë), pjesë e Distriktit 2485, dhe Klubit Rotary Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet (Distrikti 2110).

Ceremonia, e mbajtur në Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet, përbën një moment të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy klubeve, duke shënuar fillimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të ndërtuar mbi vlerat e mirëkuptimit, miqësisë dhe shërbimit në nivel ndërkombëtar.

Në emër të Klubit Rotary Ferizaj, Presidenti Besim Dinolli shpreh mirënjohjen më të thellë për Presidentin Salvatore Galioto dhe Kryetarin e Bashkisë Rosario Petta, për mikpritjen e ngrohtë, përkushtimin dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme.

Ky binjakëzim përfaqëson një hap domethënës drejt ndërtimit të urave të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve tona, në përputhje me misionin e Rotary International për të nxitur paqen, mirëkuptimin dhe shërbimin përtej kufijve.

Rotary Club Ferizaj

President

Besim Dinolli

DICHIARAZIONE UFFICIALE

Sulla Cerimonia di Gemellaggio tra Club Rotariani

Nel quadro dell’impegno volto a rafforzare la cooperazione internazionale e a promuovere i valori fondamentali del Rotary International, si è svolta la cerimonia solenne di gemellaggio tra il Rotary Club Ferizaj (Kosovo), parte del Distretto 2485, e il Rotary Club Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet (Distretto 2110).

La cerimonia, tenutasi a Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet, rappresenta un momento significativo nell’approfondimento delle relazioni tra i due club, segnando l’inizio di una partnership duratura, costruita sui valori della comprensione reciproca, dell’amicizia e del servizio a livello internazionale.

A nome del Rotary Club Ferizaj, il Presidente Besim Dinolli esprime la più profonda gratitudine al Presidente Salvatore Galioto e al Sindaco Rosario Petta, per la calorosa accoglienza, la dedizione e il loro contributo alla realizzazione di questo importante accordo.

Questo gemellaggio rappresenta un passo significativo verso la costruzione di ponti di cooperazione sostenibile tra le nostre comunità, in linea con la missione del Rotary International di promuovere la pace, la comprensione e il servizio oltre i confini.

Rotary Club Ferizaj

Presidente

Besim Dinolli

Nga Çamëria në Sanxhak e deri në Horën e Arbëreshëve në Itali – një komb, një gjuhë, një shpirt.

Shoqata “Çamëria” – Kosovë

Me ndjenjë të veçantë krenarie dhe përkatësie kombëtare, pranuam ftesën e Kryetarit të Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, z. Rosario Petta, ku morëm pjesë si delegacion i Shoqatës “Çamëria” Kosovë, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq të çështjes kombëtare.

Në këtë vizitë të veçantë, patëm nderin të jemi pjesë e një momenti historik – shpalljen e Prof. Rexhep Rifatit, një nga figurat më të shquara të gazetarisë shqiptare, “Qytetar Nderi” i Horës së Arbëreshëve.

Një vlerësim që i jepet jo vetëm një personaliteti, por edhe një jete të tërë në shërbim të fjalës, kombit dhe identitetit shqiptar.

Në zemër të Italisë, mes arbëreshëve që ruajnë me fanatizëm gjuhën dhe traditën tonë ndër shekuj, ndjemë edhe një herë se shqiptaria nuk njeh kufij. Ajo jeton në çdo vatër ku flitet shqip, ku këndohet për atdheun dhe ku ruhet kujtesa jonë kombëtare.

Takimet u zhvilluan në një frymë vëllazërore e plot respekt, ku u theksua domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjes së gjuhës shqipe dhe ndërtimit të urave të qëndrueshme për brezat që vijnë.

Kulmi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Kryetarit Besim Dinolli dhe Kryetarit Rosario Petta – një hap konkret drejt projekteve të përbashkëta dhe afrimit edhe më të madh ndërmjet shqiptarëve, kudo që ndodhen.

Sepse kombi nuk është vetëm tokë – është gjuhë, kujtesë dhe shpirt.

Dhe kur këto bashkohen, shqiptarët bëhen më të fortë se kurrë.

Dalla Çamëria al Sangiaccato fino a Hora degli Arbëreshë in Italia – un solo popolo, una lingua, un’identità.

La delegazione dell’Associazione “Çamëria” Kosovo ha partecipato su invito del Sindaco Rosario Petta a un importante incontro istituzionale, segnato anche dal conferimento del titolo di “Cittadino Onorario” al Prof. Rexhep Rifati.

L’incontro si è svolto in uno spirito di fratellanza e cooperazione, culminando con la firma di un Memorandum d’Intesa per rafforzare i legami e sviluppare progetti comuni tra le nostre comunità.

Perché una nazione vive attraverso la lingua, la memoria e la sua identità.