Tortë e nxehtë (Lava Cake)
Per 3 persona nevojiten:
2 ve, 2 lugë sheqer, 2 lugë miell, 75gr margarinë, 125gr cokolladë e zezë e kuzhinës dhe 2 lugë të gjellës ujë.
Margarinën, cokolladën dhe ujin i hedhim në një enë dhe i vëmë në zjarr (banjomari, apo mikrovalë) derisa të shkriejnë.
Në një enë tjetër thyejmë vezët, i shtojmë sheqerin dhe i rrahim me tel kuzhine derisa sheqeri të shkriejë. Pastaj i shtojmë miellin dhe vazhdojmë ta përziejmë. Më pas e shtojmë masën e krijuar nga margarina dhe cokollada, i përziejmë mirë dhe i hedhim në kallëp të vegjël. Nëse dëshironi që torten ta hiqni nga kallëpi, atëherë lyejini me gjalp dhe spërkateni me kakao apo arra të bluara ose lajthi të bluara.























