Vëllezërit Kqira me Goldenbergun në Winterthur ngritën imazhin e gastronomve shqiptarë në Zvicër  

Në vazhdën e udhëtimeve për të prezantuar arritjet e e shqiptarëve në fusha të ndryshme në Zvicër, dy-tri ditë më parë me fotografin e portalit tonë prointegra.ch i bëmë një vizitë vëllezërve Pren dhe Anton Kqira, të cilët prej vitesh shquhen me rezultate brilante në fushën e gastronomisë, e së fundmi me marrjen në menaxhim të restorantit reprezentative Goldenberg në Winterthur ( Vintertur), thuaja se u ngritën në maje të kësaj veprimtarie me shumë konkurrencë në shtetin helvetik.  

Teksti Rexhep Rifati & fotot Afrim Nevzadi  

Ishte mbrëmja e 23 korrikut, kur iu larguam vapës përvëluese që mbretëronte rrugëve të Winterthurit, për tu ngjit drejt zik-zakeve të një mali të dendur, ku pas disa kilometrave të përshkuara me freski gjendet restoranti reprezentativ Goldenberg, që menaxhohet prej disa vitesh nga vëllezërit Kqira, u ku në këtë mbrëmje ishte vështirë të gjesh një karrige për darkat që do të servoheshin për mysafirët e shumtë, shumë nga ta thuaja se të rregullte në këtë ambient, prej nga Winterthuri duket si në pëllëmbë të dorës.

-U ndjeva shumë keq , që sonte nuk pata mundësi t`u bëj vend shumë mysafirëve, pasi nuk e kisha prit një numër të tillë, – na thotë Preni, i cili edhe vet bashkë në krye të personelit prej njëzetë e sa vetash ishte në vrap e sipër për të shërbyer mysafirët që vinin në radhë, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë.

Po si arritën deri në këtë prestigj, sa tu besohet edhe një nga objektet e veçanta gastronomike në nivel kantonal, natyrisht, siç mësojmë nga ta, se në mënyrë aspak të lehtë. Këtë e dëshmoi familja Kqira me punë shumëvjeçare në këtë fushë, duke menaxhuar më parë disa restorante në qendër të Winterthurit dhe anë tjera të Zvicrës, e më në fund për tu stacionuar në këtë objekt tejet atraktiv për vet pozicionin shumë tërheqës malor, prej nga ofrohet një panoramë shumë mbresëlënëse e qytetit të Winterthurit, të dytit për nga madhësia në kantonin e Cyrihut. Nuk është vetëm pozita e objektit, por edhe shërbimi i mirë dhe menya e pasur që ofrohet në këtë restorant .

Ti kthemi me pak fjalë fushës së hotelerisë dhe gastronomisë në Zvicër, ku qindra shqiptarë tashmë punojnë, madje shumë nga ta edhe si pronarë kafenesh, restorantesh apo edhe hotelesh deri në 4-5 yje. Por cilët ishin ata në fillim? Shumicës së djelmoshave, që iu imponua kurbeti u mungonte ose përvoja ose njohja e gjuhës, ndaj edhe shumica nga ta punuan si punëtorë ndihmës. Në saje të zellit madh, disa nga ta, pas përvojës së fituar arritën brenda një apo dy dekadash ta zotërojnë mirë këtë profesion, sa edhe të bëhen të pavarur në ngritjen e bizneseve të tyre në këtë fushë tejet zhvillimore në shtetin helvetik, ku edhe turizmi zen vend meritor.

I tillë është edhe Pren Kqira (me prejardhje nga fshati Serbicë e Epërme të Prizrenit), pronarë 4-5 restoranteve, ndër të cilët më i njohur ishte më parë ai në qendër të Vinterturit ( Winterthur ), “Stella del Centro” në sheshin Marktgasse, pjesën më të frekuentuese të qytetit.

Nga biseda me këtë njeri të qetë e të afërt, por shumë të zellshëm në ide e veprime,  , mësojmë se edhe rrugëtimi i tij në Zvicër prej 40 e sa vitesh ishte i mbushur përplot sfida: nga një pjatalarës kuzhine, karrierë prej dy dekadash si kamerier e deri te pozita e një shefi në një hotel katëryjesh dhe përgjegjës restorantesh në lokalitetin e Murit afër Bernës, për të kaluar së fundi me të vëllain, Antonin, në biznes familjar.

Startoi  në viti 1993,  në Beringen të Schaffhausenit me restorantin “Bahnhof”, kur fare pak shqiptarë në Zvicër kishin restorantet e tyre , për ta përqendruar 3 vite më vonë biznesin në  Winterthur (Vintertur) dhe lokalitete të tjera, ndër të cilët disa dallonin edhe me salla të mëdha për ahengje e dasma. Ndërsa që edhe restoranti i sotëm Goldenberg i ofron gjitha mundësitë sidomos për darkat e fundvitit të shumë bizneseve që veprojnë në këtë anë, përfshi edhe firma me drejtues shqiptarë.

Porse familja Kqira, krahas punës së madhe në fushëne gastronomisë në Zvicër u shqua edhe me kontribute dhe investime edhe në Kosovë, ku një pjesë të kapitalit e përqendroi në patundshmëri. Përndryshe anëtarët e e familjes, sidomos ata më të rinte nuk mbetën brenda së kornizës së kësaj fushë- veprimtarie, por arritën të kryejnë edhe shkolla të larta deri në magjistratura dhe të integrohen shumë mirë në rrjedhat e shoqërisë zvicerane, duke ruajtur përherë vlerat e përkatësisë etnike nga vendi i prejardhjes. Me interes është të dimë se në përgjithësi familja e gjer Kqira në Zvicër tash numëron rreth 50-60 anëtarë dhe shumica e tyre shquhen për zellin e madh në punë përmes punës dhe djersës së tyre.

( Me këtë rast po japim fotot e shkrepura nga fotografi ynë i mirënjohur, Afrim Nevzadi, i cili edhe më shoqëroi në këtë mbrëmje të këndshme, kur edhe hasëm në një pritje bujare nga vëllezërit Kqira.