Historia e St – Burek
St- burek është lokali i themeluar nga një shqiptrar i Tetovës, Maqedonia e Veriut, në vitin 1983 në Split. Është burektorja më e sukseshme dhe e frekuentuar gjatë gjithë sezonave.
Ky lokal fuksionin në bazë të traditës familjare, që do të thotë është bartur brez pas brezi, ku tani si pronar i këtij lokali është Adnan Hakiki, (brezi i tretë), 58 vjecar nga fshati Zherovjan i Tetovës.
Hakiki shprehet se ai ka ardhur në Kroaci që nga viti 1985, që atëherë kur gjyshi i tyre kishte hapur lokalin për burek në Split, të cilin më pastaj e vazhdon babai i Adnani si brezë i dytë, dhe deri më tani tek vet Adnani si brezë i tretë, i cili do e bartë edhe tek djali si brezi i katërt.
“…ne jemi brezi i tretë, gjyshi im ka ardhur që në 1953, madje pas gjyshit e vazhdon babai im, i cili i bie të jetë brezi i dytë, ndërsa un i treti pra, si dhe ne fund djali im, brezi i 4, që do e percjelli si traditë familjare”.
Ata para se të shpërnguleshin për në Kroaci kishin punuar të njejtin profesion edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, më pastaj pas ndarjes së pasurise vëllazërore, punët e tyre ishin ndarë, ku Hakiki me familjen u vendos në Split të Kroacisë, ndërsa vëllezërit mbetëm në vendlindje, ku dhe sot e kësaj dite miren pothuajse me të njejtin profesion por edhe me përgatitjen e akulloreve. Të cilët janë edhe përfaqësues për Mullirin (kafene- lounge bar) në Maqedoni.
Puna (përgatitja) dhe funksinomi i lokalit
Lokali momentalisht numëron gjithësej 8 punëtor, prej tyre 5 shqiptar dhe 3 kroat. Pra është përzierje punëtorësh.
Hakiki thotë se kemi pasur në sezonë dhe punëtor nga Maqedonia, të cilëve ua rregullojmë punën me lejeqëndrimin, pra vizën 6 mujore, vendbanimin, sigurimet dhe gjithë të tjerat. Por ne standard jemi familja ime këtu, unë me djemt, bashkëshortja ime, ndërsa gjatë sezonave na vihet në ndihmë edhe vëllau me gruan apo dhe djem e tij.
Hakiki thekson se hasin në vështirësi për gjetjen e punëtorëve, pasi tani të gjithë rinia ikin në Gjermani, Austri dhe pjesë tjera të Europës, madje ai thekson se përgatitja e burekut do një mjeshtri të madhe, pasi që nuk është njësoj si të përgatisësh pizza dhe hamburger, ose dhe akullore, por ka një process pak më të ndërlikuar, që jo gjithëkush di ta bëjë, ose dhe dëshiron ta bëjë. Por megjithatë tani për tani në përgatitjen e burekut ndihmon dhe gruaja e Adnan Hakikit, pra pronarit të lokalit.
St- burek bën përgatitjen e 7 lloj bureqeve, ndër to më të preferuati e klientëve janë: me djathë, mish, patate, spinaq, mollë.
Frekuentimi i lokalit (sezona) dhe orari i punës
“Lokalin e frekuentojnë të gjithë turistat që zbarkojnë në Split, por më tepër prej tyre kemi gjeman, zvicerian, polak, irlandes, austriak dhe të vendit padyshim, ndërsa tanët (shqiptarët) shumë pak, sepse edhe vizitat i kanë më të rralla”.
Përshembull dje për të drekuar ishte Prefekti i Qytetit të Splitit, sëbashku me ekipin e tij. Para kësaj here kisha yjet e futbollit kroat, boshnjak…pra vizitohet shumë edhe nga personat VIP.
Disa lojtarë nga ekipi i futbollit të Hajdukut
Artisit boshnjak Enes Beslagic Semso
“Normalisht që në sezon kemi më tepër punë, konkretisht 4 muaj si qershori, korriku, gushti dhe shtatori.
Orari i punës është me dy ndrrime, në mëngjes nga 7-15**, dhe pasdite prej 15-22**, kurse në sezon deri në 00** punohet çdo ditë.
Madje dhe numri i punëtorëve gjatë sezonës së verës dyfishohet, ku e bejmë edhe self-service pra vetë – shërbim”.
Stabilizmi dhe mirëpritja në qytetin e Splitit
“Ne si familje që kur kemi ardhur në Split, që nga koha e Jugosllavisë e deri më tani nuk kemi hasur as edhe një problem më të vogël, populli kroat na ka pritur dhe mbështetur shumë mirë. Madje dhe dokumentimin tone në NETFLIX që na e është bërë, e kemi nga ky popull dhe turistët që janë ndarë shumë të kënaqur nga ne dhe me ne. Sepse ne të gjithë e dijmë e sa e vështirë është të futesh në një platformë online botërore siç është netflix, dhe të futesh në tregun botëror për burek, konkretisht kur vjen nga një popull i vogël, i huaj dhe i shtypur, por kjo është bërë fal punës tonë të palodhshme dhe të sukseshme, si dhe fal njerëzve që na kanë vizituar dhe janë ndar të kënaqur nga ne.
Ne këtu jemi me familje që nga viti 1985, jemi mu në qytet të Splitit, jemi afër këjo jo larg prej qendrës dhe qytetit të vjetër. Fëmijët janë stabilizuar shpejt me shkollim dhe punën këtu, kurse tani dhe nipërit dhe mbesat pasojnë të njejtën rrugë, pra socializim të shpejtë këtu, shkojnë nëpër çerdhe, shkolla, kinema, kurse të ndryshme, shetitje në natyrë (malet dhe detin e Kroacisë), pra nuk u bën barrierë asgjë edhe pse janë në një vend të huaj”.
A keni dhe a mendoni të hapni edhe diku tjetë lokalin e njejtë
“ Jo nuk kemi në tjetër qytet, momentalisht e kemi vetëm këtu në Split, por mendojmë ta hapim edhe në qytete tjera si psh Trogir, sepse aty ka dhe një djal xhaxhai një restorant që quhet Tuti Fruti
, pra atje në plazh gjindet”.
Vendlindja dhe pushimet
“Normalisht se më merr malli për Tetovën, sepse atje kam babain dhe pjesën tjetër të familjes (vëllezërit, motrat, kushërinjët), dhe e kam dëshirë ti vizitoj saher më jepet mundësia, edhe pse kjo mundësi më jepet me shumë vështirësi nga presioni i madh dhe i vazhdueshëm i punës, por të pakten dy her në vit shkoj, sepse njëkohësisht përkujdesm edhe për babain atje.
Ndërsa fëmijët e mi pak më rrallë, sepse kohën e pushimeve këta e shfrytëzojnë duke shetitur në vendet tjera të botës, psh tani një djal është me pushime në Turqi, ndërsa tjetri u kthye pak para ca ditëve që ishte në Angli me familjen. Pra kjo është jeta të rinjët, mendojnë ndryshe dhe ne ndryshe”.
Ju falemnderit z. Hakik ishte kënaqësi për ne si gazetar dhe mbi të gjitha si shqipëtar të degjojmë të arriturat e njerëzve tanë nëpër Europ dhe botë.
“Falemderit gjithashtu, urdhëroni dera hapur saher të doni për ju dhe për cdo shqipëtar ku do të gjindet dhe vjen këtu”. //prointegra.ch Foto: Afrim Nevzadi