Merita Pinta e Shkëlzen Doli, dy yje që gala-mbrëmjes në Zvicër i dhanë shkëlqimin e një spektakli

Ferizajasja, Merita Pinta, drejtoreshë në “Prima Pflege GmbH” (kanton Argau), një institucioni social për të moshuarit në Zvicër me disa objekte, që shënoi 5 vjetorin e themelimit dhe violinisti ynë me famë botërore, Shkëlzen Doli, anëtar i Filarmonisë së Vjenës, me ansamblin “Simfonia”, po nga kryeqytetit austriak, mbrëm në Baden afër Cyrihut,  përmes një gala-mbrëmje, krijuan një atmosferë më se madhështore me pjesëmarrjen e qindra mysafirëve të përzgjedhur, ndër ta figura eminente shqiptare me arritje të shumta në shtetin helvetik

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Tashmë një pjesë e mirë e shqiptarët në Perëndim, janë bërë sinonim arritjesh e suksesi në shumë fusha të jetës ekonomike, sociale e humanitare. Madje ata po i japin shtytje përmes bashkëpunimit të ndërsjellë edhe arritjeve kulmore edhe në fushën e kulturës. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe bashkëpunimi i drejtoreshës menaxhuse të “Prima Pflege GmbH”, Merita Pinta dhe anëtarit të Filarmonisë së Vjenës, violinistit tonë me famë botërore, Shkëlzen Doli, që në raste jubilare, si ky i mbrëmshmi të sjellin pika muzikore kulmore.

 

Ndaj edhe nuk ishte e rastit që pikërisht në 5 vjetorin e kësaj qendre të madhe për përkujdesjen e të moshuarve të organizohet një gala-darkë me personalitete të njohura të fushave të ndryshme nga radhët e shqiptarëve, zviceranëve te të tjerëve për të shënuar kështu edhe arritjet tona në kuadër të zhvillimeve dhe të integrimeve të përgjithshme në shtetin helvetik, me një fjaalë përshëndetëse të dalë, drejtoresha Merita Pinta, e cila me pak fjalë foli për arritjet e institucionit që drejton tash e pasë vite ku jo vetëm numri i pacientëve e bashkëpunëtorëve që është shtuar por edhe të objekteve për vendosjen e tyre.

Që kjo mbrëmje të ketë madhështinë dhe ndriçimin e vetë, krahas një muzike të përzgjedhur nga vet Shkëlzen Doli, që kishte sjellë nga Vjena Ansamblin “Simfonia”,  prej 13 personash që luajtën për mrekulli pjesë nga kompozitorët e mëdhenj si: Johann Strauss (babë e bir), Brahms, Lehár dhe Delibes në dy intervale 45-minutëshe, duke u mbështet me duartrokitje nga qindra të pranishëm në sallë.

Edhe në këtë rast Drejtor muzikor ishte vet Shkelzen Doli, ndërsa dirigjent Dr Thomas Szucs. Pati edhe një kuzhinë të përsosur, në krye të së cilës Martin Liefeith dhe ekipi i tij, me kulmet e tyre kulinarike. Ndërsa që salla e koncerteve në Qendrën e Kongreseve Trafo në Baden, afër Cyrihut ofronte një mundësi për një gala mbrëmje të tillë sa festive e jubilare aq edhe madhështore.