Për përgatitjen e kësaj pijate iu nevojiten:
1 pako shpageta
3 domate të mëdha të freskëta
400gr spinaq i freskët
1 qepë
Djath parmegjano
Kripë, piper i zi
Erëza
Mënyra e përgatitjes:
Së pari vëmë tenxheren me ujë dhe kripë të vlojë dhe pastaj aty i hedhim shpagetat për ti zier.
Ndërkohë në tiganin ku kemi hedhur vaj ulliri, shtojmë qepën e prerë në rrathë të cilën e fërgojmë derisa të fillojë të karamelizohet. Kujtojmë që temperaturat nuk duhet të jetë shumë e lartë.
Pastaj shtojmë spinaqin dhe në fund domatet, të cilat i kemi qëruar dhe prerë në kubikë të vegjël. Masën e lëmë të ziejë në mënyrë që përbërësit të kompaktësohen me njëra tjetrën, ndërkohë që hedhim 2-3 thelpinjë hudhër që ti japin aromë. Shtojmë kripë, piperin e zi dhe erëzat dhe hedhim pak nga uji në të cilin po zihen shpagetat. Pasi të shohim që shpagetat janë gati, i kullojmë dhe i hedhim në tigan. Përziejmë masën me shpagetat mirë dhe para se ta servvojmë në pijatë ia hedhim 2-3 lugë djathë parmegjano.