DUKAGJINI…
Sot shkela sërish në tokë kujtimesh,
në Pejën e bukur, me zemër të dritës;
ku historia flet me zë të heshtur,
për bijtë që ranë për nderin e lirisë.
Te Lum Bardhi ndala pak çaste,
mes gurgullimës që shpirtin ta lanë;
si këngë e vjetër që rrjedh nga malet,
nga Rugova që bukuritë s’i ndan.
U ngjita lart, aty ku qielli afrohet,
ku natyra flet me gjuhë madhështie;
ujëvara, shkëmbinj, frymë që pastrohet,
dhe zemra mbushet me mall e krenari.
Dhe pranë mikut, në këtë udhëtim,
ndjeva më shumë se fjalë e kujtime;
Ku mua në këtë vend, dy pika lot më ranë-
Për shokun që ma vranë në studime.
se toka jonë jeton në ne,
dhe ne jetojmë për të, përgjithmonë. (xhh)




















