Një festë e shumëllojshmërisë në tradita dhe e bashkëpunimit ndërnacional

Një festë e shumëllojshmërisë në tradita dhe e bashkëpunimit ndërnacional

Në mbrëmjen e datës 25 Qershor 2025, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për Migrantët, me seli në Basel, organizoi një veprimtari festive për dy gëzime. Më shumë se 200 mysafirë festuan së bashku në kopshtin e ABSM në Gempenstrasse 27 në Bazel për fillimin e stinës së verës si dhe për mbarimin e vitit të kurseve për vitin 2024-2025. Padyshim, edhe bilanci pozitiv i punëve dhe rezultateve gjatë kësaj periudhe ndikoi jo vetëm tek drejtuesit dhe anëtarët e stafit të ABSM-së për t’u ndjerë edhe më shumë të çlirët e të gëzuar…,sidomos për faktin që angazhimi dhe përkushtimi i tyre u ishte shndërruar në punë të dobishme, në vepra të përjetueshme e të kontrollueshme!
Falë organizimit shembullor nga ekipi i përkushtuar i ABSM si dhe nga pjesëmarrja masive ishte me të vërtetë një festë plot gjallëri, larmi dhe emocione. Ashtu si edhe në vitet e mëparshëm, por këtë vit me risi në organizim dhe zhvillim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të larmishme kombëtare; e muzikës folklorike dhe lirike; e veshjeve dhe ushqimeve tradicionale të çdo vendi pjesëmarrës me grupe migrantësh.

Njerëz nga 72 vende origjine sollën specialitete kulinarike dhe e transformuan aperon në një festë të shijeve dhe ngjyrave të kuzhinave nacionale e ndërkombëtare. Një pikë kulmore ishte pjata tradicionale „Flija“ nga komuniteti shqipfolës – një lloj Ushqimi „Flijoj“ vjen nga rrënja „flij-„, që lidhet me „sakrifikim“ e cila gatuhet mbi zjarr të hapur dhe simbolizon diellin, durimin dhe falënderimin.

Njëherazi, kjo festë shërbeu edhe për takime të përzemërta e të frytshme, për diskutime konstruktive e të vëmendshme lidhur me gjetjen e rrugëve dhe formave të reja të angazhimit të përbashkët për integrim sa më të shpejtë e të dobishëm për shumicën e pjesëmarrësve nëpër kurse e në veprimtaritë e tjera të ABSM-së.

Kjo festë në ambientet e ABSM u bë edhe më e gëzueshme dhe më mbresëlënëse edhe nga pjesëmarrja e Sasha Mazzottit, Tim Cuénod dhe Zaira Esposito nga Parlamenti Kantonal i Basel-Stadt. Pjesëmarrja e tyre theksoi rëndësinë shoqërore dhe zyrtare të punës për integrim. Bordi i ABSM, Presidenti Skender Nikoliqi, Philippe Alioth, Irma Rodiqi dhe Besim Pajaziti u përkujdesën paraprakisht dhe u angazhuan gjatë gjithë kësaj veprimtarie festive për mirëpritjen e mysafirëve. Njëkohësishtr ata iu kushtuan kohë dhe vëmendje shkëmbimit të hapur të mendimeve me ata, për të zgjeruar dhe përmirësuar vazhdimisht punën e ABSM.

Ambienti i mbrojtur dhe plot gjelbërim nga pemët e larta dhe aroma nga lulet e shumëllojshme të stinës i kopshteve e bëri atmosferën edhe më të kënshme dhe relaksuese për të gjithë pjesëmarrësit e tre brezave. Ndërsa të rriturit shijonin ushqimet dhe muzikën, fëmijët mund të luanin ose të angazhoheshin në aktivitete krijuese – të mbikëqyrur nga drejtuesit e përvojshëm të grupit të lojërave në ABSM.
Kjo veprimtari shërbeu edhe për të krijuar njohje dhe lidhje të reja shoqërore e për bashkëpunim. Por, edhe e diversitetit demokratik në opinione e mendime, për ta bërë ABSM edhe më shumë si një familje të dytë për secilin që pranon me dëshirë të lirë vetiake të përfshihet në programet dhe kurset e saj, të dobishme për të gjithë.

Për të gjitha sa u panë dhe përjetuan në këtë ngjarje, tashmë të përvitshme dhe tradicionale në ABSM, mund të thuhet pa e tepruar se ajo ishte më shumë se një festë. Ajo ishte një dëshmi konkrete dhe e gjallë për harmoninë mes ekipit drejtues dhe realizues me pjesëmarrësit në kurset e ABSM, për dëshirën e sinqertë e të fortë të të gjithë palëve për të punuar dhe jetuar me harmoni dhe me korrektesë qytetare!

 

Por, edhe me respekt të ndërsjellët dhe mirëkuptim mes njerëzve me origjina e biografi të ndryshme në raportet me njeri-tjetrin si dhe me popullsinë vendase helvetike dhe me autoritetet kantonale dhe shtetërore! Vitet e jetesës, të kurseve e të punës në Zvicër i kanë bindur edhe shumicën e pjesëmarrësve në këtë veprimtari se duhet të përpiqen vazhdimisht e sa më shumë për t’u bërë si vetë zviceranët, qytetarë korrektë me ligjet, rendin kushtetues dhe bashkëjetesën e kulturuar dhe në harmoni reciproke si fqinjë e kolegë. Kjo frymë respekti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi u shpreh edhe në fotografitë dhe videot e shumta që bënë grupe pjesëmarrësish me miq të hershëm apo me të porsa njohur në këtë veprimtari, një pjesë e të cilave u përcollën prej tyre edhe në rrjetet sociale më të parapëlqyer.

 

Duke e përmbyllur mund të thuhet pa mburrje dhe eufori se prej 28 vjetësh, ABSM ofron hapësira për veprimtari e takime të larmishme, emocionuese dhe të dobishme, duke e bërë integrimin përditshmëri të përjetuar. Pjesëmarrësit u larguan nga kjo veprimtari plot gjallëri dhe kënaqësi duke ndjerë edhe dëshirën e sinqertë tek të gjithë për bashkëpunim më të ngushtë e më të dobishëm në të ardhmen.

Besim Pajaziti, Zv. President
ABSM Basel
Gempenstrasse 27, 4053 Basel
www.absm.ch / info@absm.ch / +41 61 361 85 88 / +41 77 488 87 57

Sommerapéro vom 25. Juni 2025 – Ein Fest der Vielfalt und Verbundenheit

Am Mittwoch, den 25. Juni 2025, feierte die ABSM Basel – Ausbildungs- und Beratungsstelle für Migrantinnen und Migranten gemeinsam mit ihren Kursteilnehmenden das traditionelle Sommerapéro – ein buntes Abschlussfest im Garten der ABSM an der Gempenstrasse 27 in Basel. Über 200 Gäste aus aller Welt – darunter Migrantinnen und Migranten, Brückenbauer:innen, Vertreter:innen aus Politik und Kultur, Mitarbeitende sowie Freundinnen und Freunde des Vereins – kamen zusammen, um die kulturelle Vielfalt und den gemeinsamen Weg der Integration zu feiern. Kulinarik und Kultur aus über 70 Nationen Teilnehmende aus rund 72 Nationen brachten kulinarische Spezialitäten aus ihren Herkunftsländern mit und verwandelten das Fest in ein farbenfrohes Buffet der Weltküchen.

Ein besonderes Highlight war das traditionelle Gericht „Flija“ – eine Spezialität aus der albanischsprachigen Gemeinschaft. Der Name stammt vom albanischen Wort „flijim“ (Opfer) und steht symbolisch für die Sonne. Die kunstvoll in Schichten über offenem Feuer gebackene Flija wird traditionell zum Ende der Erntezeit zubereitet – als Zeichen der Dankbarkeit gegenüber der Sonne. Geduld, Hingabe und Respekt vor den natürlichen Zyklen spiegeln sich in ihrer Zubereitung wider. Ehrengäste und politische Unterstützung Als Ehrengäste durften wir Vertreter:innen aus Politik und Parlament begrüssen, darunter Sasha Mazzotti, Tim Cuénod und Zaira Esposito aus dem Grossen Rat Basel-Stadt.

Ihre Anwesenheit unterstrich die Bedeutung von Begegnungen auf Augenhöhe und die gesellschaftliche Relevanz der Integrationsarbeit. Auch der Vorstand der ABSM war präsent und empfing die Gäste persönlich: Skender Nikoliqi (Vereinspräsident), Philippe Alioth, Irma Rodiqi und Besim Pajaziti begrüßten die Kursteilnehmenden sowie Nachbar:innen und Freund:innen des Hauses und kamen mit vielen ins Gespräch. Ein Fest für die ganze Familie Das Abschlussfest fand dieses Jahr im geschützten Gartenbereich der ABSM statt – ein idealer Ort für Familien mit kleinen Kindern.

Während die Erwachsenen das internationale Buffet und die musikalische Begleitung genossen, wurden die Kinder liebevoll von den Leiterinnen der ABSM-Spielgruppe betreut. Im Hintergarten stehen zahlreiche Spielmöglichkeiten und kreative Aktivitäten zur Verfügung – ein Fest, das alle Generationen ansprach und miteinander verband. Begegnung schafft Vertrauen Der Sommerapéro war nicht nur ein gelungener Abschluss für die Teilnehmenden der Integrationskurse, sondern auch eine wertvolle Gelegenheit zur Begegnung zwischen der lokalen Nachbarschaft und Menschen mit Migrationsgeschichte. Seit 28 Jahren ist die ABSM ein aktiver Bestandteil des Quartiers – und das Fest hat einmal mehr gezeigt, wie wichtig Räume der Begegnung sind, um Vorurteile abzubauen, Vertrauen aufzubauen und Brücken zwischen Kulturen zu schlagen.

Arijanita Muça ABSM Basel
Gempenstrasse 27,
4053 Basel
www.absm.ch
info@absm.ch / +41 61 361 85 88 / +41 77 488 87 57