Prania e veprat e doktor Salih Krasniqit nxitën shumë emocione në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Mbrëmë, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, u mbajt një mbrëmje e rëndësishme kulturore dhe përkujtimore, kushtuar promovimit të veprave të autorit Prof. Dr. Salih Krasniqi, promovim ky që në saje të rrëfimeve të autorit, protagonist i këtyre ngjarjeve, nxiti shumë emocione, ngase edhe vet doktori nuk mundi të përballej pa nxjerr lot, për gjithatë mizori të shkaktuar nga kolegët e tij serb bashkë me okupuesit policor- ushtarak të regjimit millosheviqian. Promovimi u organizua në bashkëpunim të Konsullatës sonë dhe LKSHM-së.

Pasi që me një minutë heshtje u nderuan të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë, me theks të veçantë të martirizimit të mjekëve e personelit shëndetësor shqiptar, moderatori Ramadan Morina ia dha fjalën në nikoqirit, Shefit të misionit Konsullor në Cyrih, Vigan Berishës, shkrimin e të cilit nga ky takim po e botojmë në vazhdim:   

“Në fillim të aktivitetit, në nderim të

mbi 370 civilëve shqiptarë të paarmatosur, të vrarë 27 vjet më parë në Mejë dhe Korenicë të Gjakovës, ku u krye një nga masakrat më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje. Nderime të përjetshme martirëve të Mejës dhe gjithë Kosovës.

Në këtë mbrëmje u promovuan botimet e autorit Prof. Dr. Salih Krasniqi, të botuara nga z. Ramiz Tafilaj, përmes shtëpisë botuese “Jalifat Publishing Houston”, SHBA (2026), të cilat trajtojnë krimet e kryera gjatë viteve 1998–1999, me theks të veçantë mbi pacientët dhe personelin shëndetësor në Kosovë.

Veprat e promovuara :

“Krimet Serbe në Kosovë (1998–1999): Rastet e pacientëve dhe personelit mjekësor në QKUK”;

“Krimet Serbe në Kosovë (1998–1999): Vrasja dhe zhdukja e 45 punëtorëve shëndetësorë shqiptarë”

“Krimet Serbe në Kosovë (1998–1999): 120 pacientë të vrarë në Kirurgji dhe Ortopedi të Spitalit të Prishtinës”

“Kirurgët Abdominalë në QKUK (1998–1999)”.

Kjo mbrëmje ishte një akt kujtese dhe reflektimi për një nga periudhat më të dhimbshme të historisë sonë. Përmes punës së tij të palodhur, Prof. Dr. Salih Krasniqi ka dhënë një kontribut të çmuar në dokumentimin e së vërtetës historike, duke ruajtur dëshmi të rëndësishme për brezat e ardhshëm. Ai ishte ndër themeluesit e shtatë spitaleve ushtarake gjatë tri luftërave çlirimtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të popullit dhe vendit.

Gjatë aktivitetit, me fjalë përshëndetëse u paraqitën:

Prof. Dr. Alban Alban Y. Neziri, përfaqësues i Lidhjes se Mjekeve Shqiptar ne Zvicër, veteran i luftës, ish i burgosur politik;

  1. Muharrem Blakaj, shkrimtar dhe redaktor;

Dr. Salih Sefa, veprimtar i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik dhe ish Konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih;

  1. Ramiz Tafilaj, botues;

autori Prof. Dr. Salih Krasniqi.

Një moment veçanërisht prekës i mbrëmjes ishte dëshmia rrëqethëse e z. Naim Qufaj, cili ishte pacient gjatë kohës së luftës dhe ndau përjetimet e tij me të pranishmit.

Në fund të pranishmit, kishin mundësi të shkëmbenin mendime dhe komente për librat dhe bisede me autorin.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në ruajtjen e kujtesës historike, identitetit kombëtar dhe të vërtetës për ngjarjet e luftës në Kosovë.

Në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës, përfaqësuesit e shoqatave, ansambleve, mediave si dhe gjithë bashkatdhetarët dhe miqtë tjerë që nderuan këtë mbrëmje me praninë e tyre”, theksohet në tekstin e shefit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në cilësinë e organizatorit dhe nikoqirit, të cilit i përket merita për këtë organizim shumë dinjëtoz.

Shkrimin nga portali i Konsullatës po e shoqërojmë me fotot e shkrepura nga fotoreporteri ynë Afrim Nevzadi.