Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër – Përfitimi suplementar

54

Përfitimi shtesë (suplementar): A duhet unë ta kthejë atë?

(Philip Thomas nga sektori juridik i Unia përgjigjet në pyetjet Tuaja nga bota e punës.)

Ka një kohë të gjatë që unë marrë një pension të plotë invaliditeti. Pasi ky pensioni imi është i pamjaftueshëm, unë marrë edhe përfitimin shtesë. Tani kam trashëguar 50’000 franga. A duhet tani të kthejë prapa përfitimet suplementare që kam marrë deri më tash?

Philip Thomas: Jo. Përfitimet suplementare nuk duhet të kthehet. Këto shpesh ngatërrohen me ndihmat sociale. Ato në një rast të tillë duhet të kthehen. Përfitimi suplementar duhet të kthehen, vetëm ne rast se ato janë marrë për shkak të fakteve të rreme. Këto raste janë, kur fshehët pasuria, apo kur si pensionist invaliditeti nuk deklaroni të ardhurat e mundshme shtesë. Ose nëse nuk lajmëroni përshtatjen e mundshme të qerasë. Tani ju duhet gjithsesi ti lajmëroni Arkës suaj të fondit të kompensimit, që keni trashëguar 50’000 frangat. Përndryshe shkelni detyrimin ligjor që keni për ti lajmëruar ato. Arka e kompensimit në bazë të situatës suaj të re financiare përllogarit të drejtën e juaj të mundshme për përfitimin suplementar. Është e mundur që tani e tutje të merrni më pak përfitim shtesë, apo edhe më të mos keni të drejtë fare. Nëse nuk e bëni lajmërimin, arka e fondit të kompensimit, herët a vonë, gjatë kontrollit periodik të gjendjes suaj personale dhe ekonomike do ta vërejë, dhe kjo do të ketë si pasojë kthimin e tyre.

Work, 16.12.2018 (huazuar nga shtojca e gazetës së sindikatës Unia Horizonte Nr. 1/ 2019 në gjuhën shqipe)