Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit

FTESË

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, ka kënaqësinë të ju ftojë në ekspozitën tematike-muzeore:

“Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit”

E shtunë, 9 maj 2026
Ora 18:00
Adresa: Katzenbachstrasse 4, 8052, Zürich

Ftohen bashkatdhetarët, miqtë dhe të gjithë të interesuarit që me pjesëmarrjen e tyre të nderojnë figurën dhe veprën e akademik Fehmi Aganit.
Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni në e-mailin: Blerta.Nuhiu@rks-gov.net

Mirë se vini!