Qofte me kërpudha të shoqëruara me oriz

Qofte me kërpudha të shoqëruara me oriz

Përbërësit që iu nevojiten për përgatitjen e kësaj recete janë:

400gr mish i bluar

1 qepë

2 karrota

2 feta buke e ftohtë

3 thelpinjë hudhre

1 tufë majdanoz

1 ve

Kripë dhe piper i zi

300gr kërpudha

4 lugë miell

50 gr gjalpë

100ml sos domatesh

Ujë

1 gotë oriz

 

Mënyra e përgatitjes:

Së pari e vëmë orizin të ziejë. Një gotë oriz e pastrojmë fillimisht në ujë të rrjedhshëm dhe e hedhim në tiganin me vaj për ta fërguar pak. Pastaj ia shtojmë 2 gota ujë, kripë, e përziejmë dhe e lëmë të ziejë në tëmpëraturë pak më të ulët derisa të shterret uji tërësisht.

Ndërkohë që e lëmë  orizin të ziejë, përgatisim qoftet. Në një enë të thellë shtojmë mishin e bluar, qepën e grirë imët, karrotën e grirë, vezën, hudhrën, bukën e thërrmuar imët, majdanozin e grirë imët, kripë dhe piperin dhe masën e përziejmë me dorë mirë derisa të jetë një masë homogjene. Pastaj nga kjo masë formojmë topa të cilët i hedhim në tiganin me vaj për ti pjekur. Pjekim mirë qoftet dhe pasi të jenë gati, i heqim nga tigani, ndërsa në të njejtin shtojmë kërpudhat e grira. I fërgojmë edhe ato, pasi të jenë gati i largojmë nga tigani i vendosim në një pijatë dhe në të njejtin tigan shtojmë 4 lugë miell dhe 50gr gjalp dhe 1 lugë caji piper të kuq dhe i përziejmë derisa mielli të fillojë të lëshojë aromën. Pastaj i shtojmë ujë të nxehtë dhe përziejmë vazhdimisht që të mos formohen kokërrza. Shtojmë ujë në mënyrë që masa të mos mbetet e trashë dhe i shtojmë gjithashtu edhe sosin e domatesh. Në të njejtin vend shtojmë qoftet dhe kërpudhat, përziejmë dhe mbulojmë me kap. Këtë e kemi gati. E servojmë në pijatë të shoqëruar me oriz të bardhë të zier.