Sheqir Berisha
Ramazani, muaji i agjërimit është një rast i mirë për ndërprerjen e pirjes së duhanit.
Duhani dëmton jo vetëm shëndetin tuaj por edhe të familjarve edhe nëse ata nuk pijnë duhan. Përveq kësaj duhanpirësit nuk janë shembull i mirë për fëmijët dhe rininë.
Një mundësi e mirë për ndërprerjen e duhanit është edhe përmes këshillimeve që bëhen nga linja STOP DUHANIT! Keni mundësi të telefononi në 0848 183 183, pastaj lidheni me sekretarinë telefonike dhe leni numrin tuaj, brenda 48 orëve do të ju telefonojë një specialist shqipëfolës nga linja stop duhanit.
Ose kontaktet tjera mund ti merni edhe përmes webfaqeve: www.rauchstopplinie.chwww.stop-duhanit.ch
Mundësia për ndërprerjen e duhanit përmes kurseve kundër duhanit
Instituti për mvartësi dhe hulumtime shëndetsore nga Cyrihu (ISGF), përmes një projekti në kuadër të fushatës STOP DUHANIT, organizon kurse për ndërprerjen e duhanit. Kurset janë në gjuhën shqipe dhe janë pa pagesë.
Kurset mund të mbahen në lokalet e xhamisë suaj apo edhe lokalet e Institutit, mvaret nga interesimi dhe numri i pjesëmarrësve. Në kurse mund të marin pjesë të gjithë të interesuarit duhanpirës qe kanë interes për ndërprerjen e duhanit. Kursi përbëhet prej 6 modulave nga 2 orë.
Data, ora dhe vendi ku mbahet kursi caktohen në bazë të të interesuarve. Për lajmërim në kurse dhe për çdo informatë lajmërohuni te përgjegjsja e projektit Lendita Kokollari-Alidema, në numrin: 076 705 10 04 ose E-mail lendita.kokollari@isgf.uzh.ch


















