Pite me kërpudha dhe patate
Përbërësit:
400 gr kërpudha
3 qepë
4-5 patate
Gjalp
Kripë
Piper i kuq
Së pari përgatisim masën me kërpudha dhe atë me patate. Për një tepsi mesatare, na nevojiten 400 gr kërpudha dhe 3 qepë të mëdha. Ndërsa për atë me patate, na duhen 4-5 patate të mëdha.
Kërpudhat i grimë imët bashkë me qepën dhe i fërgojmë në tiganin me vaj, ku më pas i shtojmë edhe kripë. Ndërsa patatet i qërojmë, i presim në copa dhe i ziejmë në ujë të kripur. Pasi të ziejnë i shtypim me pirun, i shtojmë gjalp dhe i hedhim sipër vaj të djegur me piper të kuq.
Për brumin për pite na nevojitet:
250ml ujë i vakët
1 lugë gjellë kripë
Miell
Mënyra e përgatitjes:
Nxëmë brumin për pite dhe e lëmë të pushojë për pak minuta. Pastaj nga brumi ndajmë kuleqë të vegjël, ku nga kjo masë na dalin 16 kuleqë. 8 i lëmë për njërën petë dhe 8 për tjetrën. Tepsinë e lyëjmë me gjalp dhe kuleqët i hapim më tëhollues së pari dhe pastaj me dorë dhe në mes i lyejmë me vaj. Kështu veprojmë njëra pas tjetrës për të 8 kuleqët. Petën e parë e vendosim mbi tepsi dhe qoshet i ngrejmë përreth tepsisë. Gjysmën e petës e mbulojmë me masën me kërpudha dhe qepë dhe gjysmën tjetër me patate. Njejtë veprojmë edhe me 8 kuleqët e mbetur. Petën e hedhim mbi masën dhe i mbyllim mirë qoshet. Lyejmë sipër me vaj dhe pjekim në furrë të ngrohur në maksimum.
























