Mattia Lento kandidat në zgjedhjet e 25 shtatorit 2022 për Parlamentin e Italisë

Në krahasim me Kosovën dhe Shqipërinë që gjithashtu kanë një diasporë të madhe, Italia sikur edhe disa vende tjera të BE-së kanë të rregulluar dhe të garantuar me ligj të drejtën e përfshirjes dhe përfaqësimit përmes votës demokratike të diasporës me tre euro-deputetë në Parlamentin e vendit.

Më 25 shtator, Italia do të zgjedhë një parlament të ri
Italianët që jetojnë jashtë mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin italian. Njëri nga 3 kandidatët që tërheqë vëmendjen e komunitetit shqiptar të Zvicrës është aktivisti i mirënjohur i gjelbër, Mattia Lento.

Mattia Lento është një gazetar i përkushtuar që merret me çështje që kanë të bëjnë me pakicat shqiptare edhe të Kosovës në Zvicër.

Prointerga.ch mbështet kandidaturën e bashkëpunëtorit dhe mikut tonë Mattia Lento. Me rastin e kandidaturës, në një prononcim për portalin tonë dhe komunitetin shqiptaro-zviceran ai theksoi: “Kandidojë për Sinistra italiana / Europaverde (Evropa e gjelbër) për Kuvend në zonën elektorale Evropa. Ne zgjedhim 3 euro-deputetë në Evropë: kemi shanse për vendin e tretë (njëri shkon qartë për PD-në, e cila është aleate me ne në Itali kundër së djathtës), një në të djathtë (post-fashistët, Lega dhe Berlusconi) dhe i ulësja e tretë. është ende e hapur se kush do ta fitojë. Në Senat zgjedhim vetëm një deputet, ndaj nuk bëmë listë për të mos favorizuar të djathtën (ne mbështesim listën e PD). Të gjithë të rriturit që jetojnë jashtë Italisë dhe në një vend evropian dhe me pasaportë italiane janë votues të mundshëm. Fletët e votimit me të gjitha të dhënat për votim jashtë vendit do të mbërrijnë me postë në fillim të shtatorit.”

Si gazetar, Mattia është shumë i ndjeshëm ndaj të drejtave të pakicave në Zvicër. Në vegët vijuese të interesuarit mund të lexojnë edhe disa nga shkrimet sensibiliezuese e dashamirëse të Mattia Lento (gjermanisht, italisht e frëngjisht) per ne:

https://www.tvsvizzera.it/tvs/la-forza-della-diaspora_svizzera-e-kosovo–una-nuova-fase/45006476

https://www.swissinfo.ch/ger/sozialversicherungsabkommen_keine-rueckwirkenden-renten-fuer-kosovo-albaner/45010768

https://www.areaonline.ch/Kosovo-vivere-per-anni-senza-pensione-75771900

https://www.evenement.ch/articles/cest-la-reconnaissance-dun-droit

https://www.swissinfo.ch/ita/dopo-il-lavoro-in-svizzera_la-pensione-negata-agli-albanesi-del-kosovo/45006240

Ftojmë, qysh tani, të gjithë bashkëkombësit shqiptaro-italian dhe shqiptaro-evropian me të drejtë vote në Itali dhe vendet e BE-së që të votojnë për mikun e dashamirin tonë Mattia Lento!

Të tjerët për Mattia Lento
Mattia Lento, si veprimtar i dalluar për migrantët dhe grupet e margjinalizuara, natyrisht se për kandidaturën e tij ka marrë përkrahje të gjerë nga grupet dhe partitë e majta dhe organizatat e shoqërisë civile që merren me të drejtat e njeriut dhe me mbrojtjen e migrantëve dhe azilkërkuesve dhe personave pa letra. Kështu shprehet veprimtarja e AL (subjekti Lista Alternative) të Cyrihut, Manuela Schiller: „ Nisur nga profili, ishte e natyrshme që lidershipi i Evropës së Majtë-Gjelbër italiane të nominonte Mattia-n si kandidat për zgjedhjet e ardhshme të 25 shtatorit. Pasi Mattia e mendoi dhe u përball me partneren e tij, ishte e natyrshme që ai do ta pranonte. Për Mattia-n, është një zgjedhje e angazhimit qytetar, në një kohë kur politika është në krizë të thellë, të kandidojë. Mattia-do të mund të kontribuon dhe të vë në praktikë të gjithë përvojën e tij si njeri i shoqatave. Jam i sigurt se shumë prej nesh do ta mbështesin atë në këtë sfidë të re.” thekson ajo.

VOTO MATTIA LENTO NË ZGJEDHJET E 25 SHTATORIT 2022!

Udhëzimet për votim janë të thjeshta: Shënojeni, apo kryqëzoni simbolin e listës dhe pranë tij shkruani LENTO

Informacione tjera i gjeni: https://verdisinistra.it/
https://www.facebook.com/mattia.lento
https://www.facebook.com/sinistraitalianaSI
https://www.facebook.com/fabbricazurigo