Një meze e ftohtë për një mbrëmje me miqë dhe dashamirë
Për të përgatitur këtë meze, mund tëë futni në kombinim cfarëdo qqqqë keeni në shtëpi dhe në frigoriferin tuaj dhe I gjeni vend në dërrasën e mezes suaj.
Kjo që po e shihni në foto, është e përbërë nga copa krelanne të misrit, peta (tortilla) të mbushura dhe pogaqëza të vogla, fëstëk, kikirik, shtaga të thata dhe fiq të tharë.
Receta për krelanën e misrit:
4 ve
400ml kos
200ml vaj
1 gotë miell misri
Gjysëm gotë miell gruri
1 pluhur për pjekje
Kripë
Të gjithë këta përbërës i bashkojmë dhe i përziejmë mirë. Nësë shohim se ka nevojë për më tepër miell, mund ti shtoni, vetëm se duhet pasur parasysh qëë duhet të dominojë mielli i misrit.
E pjekim në 220 gradë për 25-30min.
Receta për pogaqëzat:
2 ve
400ml kos
200 ml vaj
50ml qumësht
1 pluhur për pjekurina
Fara sipas dëshirës (susam, liri, kungulli)
Kripë
Miell
Të gjithë përbbërësit i bashkojmë dhe krijojmë një masë brumi. Pasi ta kemi ngjeshur brumin, marrim copëza dhe i hedhim në letrat të cilat më parë i kemi vënë në tepsi me forma (muffins). Nuk i japim ndonjë formë, vetëm i këpusim si copëza nga brumi dhe të tilla i pjekim në 220 gradë. Para se ti fusim në furrë, i hedhim sipër susam.
Petat e mbushura
1 pako peta (tortilla)
Djathë krem
Salami i kuq
Ullinj
Spec djegës
Kripë piper i zi
Petat i lyejmë me djathë dhe sipër i hedhim sallamin, ullinjtë, specing djegës, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe petën e mbështjellim në formë roleje. Sipas shijes, mund ti shtoni cfarëdi përbërësi që ju pëlqen. Pasi ta kemi bërë role, e mbështjellim me folije plastike dhe e lëmë në frigorifer për 3-4 orë. Para se ta servojmë e presim në copa të vogla.























