Liria e shtypit vazhdon të mbetet e cënuar

Të mërkuren, organizata Freedom House, ka dalë me raportin mbi lirinë e shtypit, ku ndër tjerash ka thënë se në demokraci sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit, po gjëjnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.

Raporti i publikuar i cili mbanë titullin “Liritë dhe mediat në vitin 2019”, është thënë se është përdorur një metodë mjaft e ulët nga udhëheqësit antidemokratikë, të cilët në demokracitë e brishta të ditëve të sotit, kanë trembur dhe manipuluar mediat me mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore. Këtë veprim atta e kanë bërë sa herë që kanë hasur në gazetarë të zëshëm dhe kritikë, të cilët kanë dashur të qesin në pah shumë të bëra të tyre.

Sipas të dhënave të Freedom House, nuk mund të folet për raste konkrete, sepse mesa duket liria e medias është përkeqësuar gjithandej kohëve të fundit.

Trendi është më i shprehur në Evropë, më parë një fortesë e lirive dhe në Euro-Azi e në Lindjen e Mesme, ku janë të përqendruara shumë nga diktaturat më të mëdha në botë.

Raporti ka bërë të ditur se informimi nuk është i drejtë sepse shumica e gazetarëve që kanë raportuar drejt, tashmë gjenden të mbyllur në burg. Kjo është bërë me tendencën që të mos i lejojnë ata të kenë rastin të flasin për raste konkrete që do të ndikonin tek përcaktimet shoqërore të njerëzve në përgjithësi.

Në raport përmenden qeveria e Viktor Orbanit në Hungari dhe administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiç, që kanë arritur “sukses” në heshtjen e gazetarisë kritike. Të dy udhëheqësit, thuhet në raport kanë përqendruar pronësinë mbi mediat, në duart e miqve të tyre.

Të dyja këto vende kanë nga 2 pikë në një matje nga 0 deri ne 4 ku rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë.

Shqipëria dhe Kosova, po ashtu kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.