Diaspora Flet 2020” përmbyllet me paraqitjen surprizë të Rita Orës

Një program i ngjeshur prej 25 orësh me sesione debatuese, fjalime inspiruese, biseda të përqëndruara, panair virtual, hapësirë rrjetëzimi dhe interaktivitet mes folësve dhe pjesëmarrësve, konferenca virtuale “Diaspora Flet 20 20” mbylli punimet e saja më 21 nëntor 2020. Me një rrëfim jetësor dhe motivues, ylli botëror Rita Ora në një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmbyllën 3 ditët intenzive të kësaj konferencë.

Pofesionistë e ekspertë nga fusha e investimeve, artit, kulturës, shëndetësisë dhe edukimit në ditën e fundit të konfrencës Diaspora Flet 20|20 reflektuan dhe ofruan rekomandime rreth organizimit dhe bashkërendimit të aktivitetve të pëbashkëta me vendet amë.
Dita e 3-të e konferencës filloi me panelin diskutues me temën “Investimi dhe Financimi në Patundshmëri – Tregu i Kosovës”, ku u trajtuan aspekte të ndryshme për investimet në patundshmëri dhe praktikat më të mira të kësaj industrie në Kosovë. Sipas panelistëve, është shumë me rëndësi që një bashkatdhetar të gjej investitorin e duhur i cili garanton punën dhe cilësinë ti. Kurse sa i përket investimeve në patundshsmëri nga ana e diasporës, të gjithë rekomanduan nevojën e bashkëpëunimit me ekspertë lokal përshkak të sfidave të ndryshme si procedurat administrative, njohja më e mirë e tregut dhe kontekstit lokal, etj. Ky sesion u realizua nga Raiffeisen Leasing Kosovë, dhe në të prezantuan: Gjon Gjonlleshaj dhe Driton Nika, Arif Dermishi – 4A Shpk, Fatoni Sinani – Art Construction, Rron Lluka – Dukagjini Invest, Besnik Murati – Prime Group Construction.

Në këtë ditë u diskutua edhe e ardhmja e remitancave dhe roli i tyre në shoqërinë shqiptare. Sipas panelistëve: Stela Shkodrani (Easy Pay Albania), Sonia Plaza (World Bank) dhe Holti Banka, duke pasur parasysh dinamikën e komuniteteve të diasporës është normale të presim një rënie të dërgesave të parave gjatë viteve. Prandaj, u tha se duhet të mendojmë për të ardhmen e remitancave duke digjitalizuar mënyrën e dërgesës dhe pranimit, dhe këto të përdoren me ndihmën e strategjive shtetërore në zhvillimin shoqëror-ekonomik të vendit. Ky panel u moderua nga Hana Bacaj, Alumna (Kosovo-American Education Fund) dhe u mundësua nga Easy Pay Albania.

Se angazhimi i diasporës është i rëndësishëm për vendin amë e tha edhe bashkëbisedimi i përqëndruar në mes të Kingsley Aikins dhe Martin Russell nga Instituti i Rrjetëzimit nga Irlanda. Sipas ekspertit ndërkombëtar në çështje të diasporës, Aikins, ndonjëherë vetëm 20 persona mund të kenë një impakt gjigant në lidhjen e diasporës me vendet e origjinës. Sipas tij, roli i shtetit me qytetarët jashtë vendit mund të jetë në dy forma: (2) Facilitator/Ndërmjetës i programeve për diasporën dhe (2) Implementues i programeve për angazhimin e diasporës. Z. Aikins rekomandoi që duhet të krijojmë dhe adaptojmë forma të reja për të komunikuar me diasporën – ngase sipas tij – shtetet e vogla edhe sikur Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për miq për zhvillim dhe në këtë rast miqtë tanë më të mirë janë ata jashtë vendit, pra diaspora.

Ndërsa, temat sociale që u trajtuan këtë ditë lidhen me edukimin, kthimin e trurit, kulturën dhe gjuhën shqipe. Në panelin “Përfitimet e marrjes së Edukimit dhe Diplomës Amerikane në Kosovë” u tha se studimi në RIT Kosovë (Universiteti Amerikan në Kosovë) jep një rehati për diasporën për të qenë pranë anëtarëve të familjes së tyre të gjerë në këtë pjesë të botës, të shijojnë kulturën e paraardhësve të tyre, ushqimin e freskët, të mësojnë ose të përforcojnë gjuhën dhe akoma merrin një diplomë amerikane të akredituar nga Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT).

Në kuadër të ditës së 3-të u diskutua edhe tema për kthimin e trurit nga paneli diskutues me temën “Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit” ku u mundësua bashkëndarja e eksperiencave të angazhimit si Profesionistë të Kthyer dhe Ekspertë të Diasporës, përmes Programit Global të GIZ “Migracioni dhe Diaspora”, në institucionet publike, akademike dhe organizatat e shoqërise civile, duke kontribuar në zhvillimin social-ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas pjesëmarrësve ky model i kthimit të trurit është rol model dhe duhet të adaptohet edhe nga shteti dhe të krijohet një mekanizëm i qëndrueshëm për të përfshirë diasporën në zhvillimin e vendit. Ky panel u mundësua nga GIZ në Shqipëri dhe Kosovë, moderuar nga gazetarja Ledja Liku, me panelistë: Suela Kalia – GIZ Albania, Xhelal Derguti – GIZ Kosovë, Lulzim Bauman – Diaspora Organizations’ Project, Lulzim Veliu, Smart Home – “Digitalstrom”, Eriola Sovali, Eksperte e kthyer, Olsi Pajo – Ekspert i kthyer, Velime Qarri – Zyrtare për punë sociale në Munchen.

Një panel i veçantë ju dedikua gjuhës shqipe dhe trashëgimisë. Aty u theksua se evoluimi i komuniteteve në diasporë ka bërë që mësimi i gjuhës shqipe të mos ketë vëmendjen e duhur. Ky panel kërkoi mbrojtjen e gjuhës shqipe, jo në aspektin folklorik por atë akademik dhe shkencor duke e bërë thirrje për bashkim të komunitetit dhe politikës në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. Paneli për gjuhën konçidoi edhe me datat e zhvillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, 112 vjet më parë. Ky panel u moderua nga gazetarja e mirënjohur, Rudina Xhunga, me panelistë: Muhamet Idrizi nga ODA Hamburg e.v., Mimoza Hysa nga Qendra e Botimeve për Diasporën si dhe Gazmend Kapllani, drejtor i Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu” në Universitetin DePaul në Çikago dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës. Ky panel u mundësua nga organizata nga diaspora me bazë në Gjermani, ODA Hamburg e.V.

Në sesionin paralel ku u diskutua për sistemet shëndetësore në vendet amë dhe profesionistët nga diaspora, u konkludua se përtej organizimeve individuale apo edhe grupore, vërehet mungesa e përkrahjes institucionale në funksion të zhvillimit të sistemeve në vendet amë. Profesionistët shëndetësorë jashtë vendit kërkuan nga institucionet shtetërore të kërkojnë dhe gjurmojnë më shumë ekspertët jashtë vendit, ngase sipas tyre në kohë që po jetojmë çdo këshillë dhe përvoje e tyre do të ndihmonte zhvillimin e rajonit. Në këtë panel morën pjesë: Bashkim Kadriu, Besa Bauta, Arben Merkoci, Marsela Ceno dhe Mentor Bilali.

Edhe në këtë ditë, u paraqitën fjalime inspiruese nga: Shuk Orani, Delina Kambo, Donald Suxho, Fikret Zendeli, Valon Hasani dhe Anita Gjidoda.
Lorik Cana dhe Robin Krasniqi – të rinjve: Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja.
Dy kampionët, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana me intervistën e tyre 30 minutëshe inspiruan dhe kërkuan nga të rinjt shqiptarë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Të dy treguan rrëfimet e tyre personale dhe u shprehën që angazhimet e tyre në sport mund të jenë një urë që mund të udhëzojmë se si investohet edhe nga diaspora në vendet tona. Robini dhe Loriku rrëfyen hapat e tyre të parë, veshtirësitë dhe sukseset drejt të qenit shembuj jo vetëm në sport por dhe jashtë tij. Diskutimi mes tyre u ndoqa nga mijëra persona brenda dhe jashtë platformës.

Në këtë ditë u diskutua edhe për kulturën në panelin “Rimendimi i aktiviteteve kulturore në diasporë” – ku u prezantuan platformat sikurse Marrja Zezë (Jehonë Jahaj), Brezi Ynë (Linda Arifi), organizata KÂ (Ermal Vejsa), UraCult e.v. (Ali Salihu) dhe kantautorja, Vjollca Mripa. Sipas panelistëve u theksua se gjeneratat e reja nuk kanë shumë alternativa kulturore në diasporë si dhe mungon një qendër e përbahkët e të gjitha organizatave kulturore dhe sportive jashtë vendit. Artisjta Vjollca Mripa tha se kultura dhe artistët janë diplomatët më të mirë dhe Aktivitet kulturore dhe artistët i thyejnë paragjykimet tek të tjerët përmes krijmtarisë së tyre. Ky panel u mundësua nga organizata në diasporë me bazë në Gjermani, URA Cult e.V. Kurse në debatin “Lidhja e të rinjve nga diaspora me ata në vendet amë”, u potencua se anëtarët e komunitetit të diasporës priren të jenë më entuziastë dhe të kenë një botëkuptim kryesisht optimist. Për më tepër, ata tentojnë ta shohin Kosovën dhe Shqipërinë si një “tokë mundësish”. Ky sesion u moderua nga Çlirim Sheremeti, me folës: Mentor Dida, Ilira Alaj, Emir Tahiri, Enxhi Popa, dhe Daniela Muhaj
Kjo konferencë u përmbyllë me një intervistë ekskluzive të artistes Rita Ora së bashku me Erion Veliaj. Rita në rrëfimin e saj shprehu falënderime dhe përulje ndaj komunitetit të diasporës për përkrahjen ndaj saj në fillimet e karrierës. “Unë kam qenë gjithmonë e pasionuar që të flasë për rrugëtimin tim dhe Kosova është krenaria ime. Unë kam shumë ëndrra që dua t’i realizojë për shtetin tim. Misioni im është që ‘tju jap shumë njerëzve mundësinë që të kenë sukses në biznes duke i ofruar këshillat dhe duke u bërë rol model”, tha ajo. Rita më tej shtoi se inspirimi dhe suksesi i saj burojnë edhe nga karakteri dhe traditat familjare shqiptare. Kur u pyet për këngën “Shine your light” video-spoti i së cilës është realizuar në Prishtinë, Rita tha se ajo ndihet e obliguar për të kontribuar për vendin dhe njerëzit e saj, dhe se gjithmonë vjen në Prishtinë dhe angazhohet që ta bëj atë pjesë të hartës botërore për gjëra pozitive.

+383 (0) 49 542 525
Tringë Smajli 48
10000 Prishtinë, Kosova
germin.org | diasporaflet.org