Krofnë të ëmbla
Përbërësit për krofne:
1 gotë ujë i vakët
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e mesme sheqer
1 lugë gjelle maja
2 gota miell
500ml vaj
Për sherbet:
1 gotë e gjysmë sheqer
2 gota ujë
Mënyra e përgatitjes:
Së pari e përgatisim sherbetin sepse na duhet i ftohtë. Në tenxere hedhim ujin dhe sheqerin dhe i lëmë të ziejnë bashkë për 15 minuta psi që të fillojë të vlojë. Pasi të ketë zier i heqim nga zjarri dhe ilëmë të ftohetn tërësisht.
Ndërkohë, fillojmë më përgatitjen e krofneve. Në një enë hedhim ujin e vakët, kripën, sheqerin, majan dhe miellin dhe përziejmë me një shpatull derisa masa të jetë homogjene. Brumi nuk duhet të mbetet i trashë, por pak a shumë i qullët. Masën e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë për 1 orë. Pas një ore, atë e hedhim në shiringë kuzhinë. Në tenxhere shtojmë vajin dhe e lëmë që të ngrohet mbi zjarr. Në vaj hedhim toptha të vegjël nga brumi i krofneve të cilat i përziejmë vazhdimisht që të mos digjen. Pasi ti heqim nga vaji i hedhim direkt në sherbetin e përgatitur më parë. I lëmë për 1-2minuta në sherbet dhe i hedhim në një tepsi. kur ti servirim, i shtojmë sheqer pluhur dhe cokolladë sipër.