Plazhet e Ksamilit përplot pushues, sikur nuk “ndien” erë pandemie!  

Moti i bukur që po mbretëron në këtë perlë të Jonit, ka tërheq edhe mjaftë mërgimtarë, ndërsa që vetëm nga Kosova, konfirmohet zyrtarisht për rreth 100 mijë veta që ia mësynë bregdetit shqiptar gjatë vikendit

Teksti e fotot: Rexhep Rifati  

Tash e tri ditë me familjes ndodhem në plazhet e bukura të detit Jon, kryesisht në Ksamil, ku me mijëra pushues nga trojet shqiptare e mërgata po i kalojnë ditë e vikendit, ndërsa që nuk është i vogël as numri mërgimtarëve të ardhur nga shtetet perëndimore, shumë nga ta përmes vijave ajrore për Tiranë apo Korfuz.

Ndërsa që plazhet e mbushura përplot pushues në Ksamil, ku po mbretëron një mot i bukur e me diell ofrojnë një rrezitje të këndshme, ndërsa që edhe restorantet po u ofrojnë ushqime të bollshme e me shije. Madje edhe specialitete të kuzhinierëve të shquar të vindit, siç ishte rasti te “Guvat” të kuzhinierit me përvojë Xha Aliu, përkatitur me fruta deti në mënyrë të veçantë. Ndaj edhe me këtë kuzhinier të dashur bëm bashkë me aktorin Anastas Nika, një foto të përbashkët.

Sipas njoftimit të mediave dhe policisë kufitare, vetëm nga Kosova ditëve të fundit bregdetit shqiptarë ia kanë mësuar rreth 100 mijë kosovarë. Nga ajo që shohim në plazh e restorante, sikur këtu nuk vërehet e “ndihet” era pandemi. Thuaja se është e pamundur të shohësh dikën me maska me përjashtim të ndonjë kamerieri në restorante, ku në mjaft nga to në hyrje nuk ka as mjete dezinfektimi!

Shtypi shkruante, se vetëm pardje mijëra kosovarë ia mesën bregdetit shqiptar. Ndërsa që edhe dogana e Morinës edhe këtë fundjavë përballoi një fluks të madh të automjeteve të vogla dhe autobusëve me targa të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. Të dhënat e policisë kufitare bëjnë ditur për hyrjen në Shqipëri të rreth 10 mijë qytetarëve kosovarë dhe 2 mije automjeteve vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës, për të vazhduar në një numër pak sa më të vogël edhe ditën e diele.

Ky fluks me një numër 6 mije qytetarë të Kosovës është shënuar edhe mëngjesin e së premtes. Dogana e Morinës gjatë fundjavave po punon me kapacitet të plotë të sporteleve 6 si dhe me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve në hyrje të vendit tonë.

Me këtë rast pos nga plazhi shkrepa edhe ca foto në Ksamil ku shihen edhe disa autobusë nga Kosova që kanë sjellë me qindra vizitor vetëm në plazhet e kësaj perle mahnitëse të bregdetit jugor shqiptar.