Kaneloni të mbushura me spinaq

Kaneloni të mbushura me spinaq

 

Përbërësit

1 pako kaneloni

500 gr spinaq

300 gr djathë

1 ve

2 lugë kos

Kripë

1 lugë gjalpë

2 lugë miell

Qumësht

 

Përgatitja:

Së pari vëmë tenxheren me ujë dhe i hedhim kripë, sapo të fillojë të vlojë uji I hedhim kanelonit brenda duke i përzier vazhdimisht që të mos ngjiten. I lëmë për 2-3 minuta dhe i largojmë nga uji duke i vendosur në një enë tjetër. I pastrojmë me ujë të ftoftë, derisa të ftohen komplet në mënyrë që të ndalojë procesi I zierjes.

Spinaqin, djathin, vezën, kosin dhe kripën i bëjmë bashkë dhe i përziejmë. Me këtë masë mbushim kanelonit të cilët I rendisim në tepsi të lyer me gjalpë. Në fund e përgatisim beshamel sosin, duke vënë një lugë gjalpë dhe 2 lugë miell në tigan për ti fërguar. Pasi të fërgohett mjaftueshëm derisa mielli të marrë ngjyrë ari, ia hedhim qumështin duke përzier vazhdimishtt që të mos mbesin kokërrza. Në fund i shtojmë kripë dhe piper të zi. Këtë mas e hedhim sipër makaronave, i shtojmë kackavall të ngrirë dhe e fusim në furrë për rreth 25-30 minuta.