Kryetari i Shoqatës Pavarësia në Stuttgart me një mesazh për gjuhën shqipe

Shoqata Pavarësiaqë vepron në Stuttgart tash e sa kohë kujdeset për ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare. Më shumë kulturë shqiptare në Stuttgart“ është motoja e tyre, për realizimin e së cilës punojnë duke organizuar aktivitete të ndryshme si: organizimin e mbrëmjeve festive, promovimin e librave të autorëve shqiptarë, organizimin e garave të futbollit etj.

Në mbrëmjen familjare që u organizua nga shoqata, kryetari Xhevdet Syla u shpreh se numri i shqiptarëve në Gjermani po rritet gjithnjë e më shumë, dhe se është e rëndësishme që të mos harrohet atdheu.

Këtu në Shoqatën „Pavarësia“ ne mbajmë gjallë gjuhën, kulturën e traditën shqiptare dhe lidhja jonë me atëdheun, pra me Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera etnike nga vijnë shqiptarët, bëhet më e fortë, duke folur shqip me njëri-tjetrin, duke shkruar e kënduar shqip.
Dhe dua që ta kuptoni se sa e bukur dhe e pasur është gjuha shqipe. Ajo përveq se është gjuha më e vjetër, me rrënjët më të thella, gjuha shqipe është shenja e parë e kombit shqiptar, prandaj flisni shqip ju lutem gjithëher kur mundeni, në familje, me miqë e shokë, në punë e në shkollë.
Kështu e ruajmë dhe e forcojmë identitetin tonë.
“Se, të kesh identitetet do të thot: të jesh i respektuar nga të tjerët dhe të mund të matesh me të tjerët!”( Xh. S.)