Diaspora Flet 2020 – Dita e 2-të: Si mund të rikanalizojmë remitancat dhe të tërheqim investime nga diaspora?

Mes shqiptarëve, gatishmëria për të dhuruar para, kohë dhe ekspertizë për vendet e origjinës dhe të tjerët nuk ka munguar asnjëherë. Por, me kalimin e viteve edhe dinamika e komuniteve të diasporës ka ndryshuar. Për të reflektuar mbi angazhimin ekonomik e filantropik të diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit do të diskutohet në ditën e dytë të konferencës virtuale “Diaspora Flet 2020”

Dita e dytë (20 nëntor) e konferencës për diasporën shqiptare “Diaspora Flet 2020”, do të fillojë me panelin diskutues rreth investimeve të Diasporës. Nga ora 15:00 profesionistë të fushës do të ofrojnë pikëpamjet e tyre se si të tërheqim bizneset e diasporës për të investuear në protofole të mëdha dhe si mund të lidhim tregjet. Programi i kësaj dite do të trajtoj po ashtu edhe temat si: Ndikimi socio-ekonomik i COVID-19, Qasja në investimet dhe tregjet ndërkombëtare përmes angazhimit të diasporës, e ardhmja e remitancave, Gratë shqiptare në teknologji, Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm si dhe Filantropia dhe roli i OJQ-ve.

Në pjesën e dytë të ditës, përmes një bisede të përqëndruar, folësi kryesor i ditës – biznesmeni dhe filantropi Elvin Guri, përballë moderatores, Ilva Tare, do të flasë për rrugëtimin e tij si një sipërmarrës i sukseshëm, angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimin e besimit për investim në vendlindje si dhe mundësitë e filantropisë. Poashtu, përmes videove 5 minuteshe, tetë të ftuarit e Germin do të synojnë të inspirojnë të tjerët dhe të tregojnë sukseset e tyre jashtë dhe brenda vendit.

Programin e plotë të konferencës mund ta shfletoni KËTU. Konferenca mund të ndiqet online në platformën AccelEvents (LINKU). Platforma nuk është vetëm për të dëgjuar fjalimet, por gjithashtu që ju jep mundësinë çdo personi për të diskutuar dhe për të pyetur në të njëjtën kohë, për të zhvilluar takime B2B dhe B2C, si dhe për të ndjekur panairin virtual.

Keni munguar në sesionet e ditës së parë të Konferencës Diaspora Flet 2020? Ndiqni mëposhtë përmbledhjen dhe momentet kryesore.

Maratonë diskutimesh, propozime dhe reflektime mbi angazhimin e diasporës nga profesionistë shqiptarë kudo në botë përmbyllën ditën e parë të konferencës Diaspora Flet 2020. Hapja zyrtare u zhvillua me një bisedim të përqendruar nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me moderatore Valbona Zeneli (Udhëheqëse e Departamentit të Nismave Strategjike në qendrën “George C. Marshall”), dhe u përmbyll me një debat interaktiv, në mes të dy Ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht z. Philip Kosnett dhe znj.Yuri Kim.

Reflektim mbi 20 vitet e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare, se çfarë kemi mësuar nga e kaluara, dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vitet e ardhshme dhe a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike ishin disa nga pyetjet të cilat ngjallën debat të struktuar në 5 sesionet e realizuar me temën avokimi dhe diplomacia.

Gjatë një bisedimi 30 minutësh në mes të ish-Presidentës Jahjaga dhe Dr. Valbona Zeneli, u fol për migracionin, rolin e grave në migrim, remitancat dhe nevoja për bashkërendimin e aktiviteteve në mes të diasporës dhe institucioneve të vendit amë. Presidentja Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.

Vlerësim ndaj rolit të diasporës në etapa të ndryshme u tha edhe në panelin e dytë me temë angazhimi i diasporës 20|20 – Forcimi i bashkëpunimit. Një reflektim mbi të kaluarën, rrëfim mbi lobimin e shqiptarëve jashtë vendit, rezistencën dhe roli i diasporës sot u diskutuan përgjatë këtij paneli, ku folës ishin Avni Mustafaj, Edita Tahiri, Shenasi Rama, Afërdita Rakipi dhe Besnik Pula.

Ndërsa sa i përket përfaqësimit politik të diasporës u theksua se mungon vullneti politik për të integruar diasporën në politkëbërjen ditore dhe shtëtëore. Në këtë panel u përmend edhe projektligji për Diasporën dhe votimi i tyre në misionet diplomatike. Sipas ish-deputetit Korab Sejdiu ajo çfarë ndodhi ishte se politikanët e pozitës vendosën që ta mbanin peng këtë projektligj ngase e dinin se nuk mund të kalkulonin në votat e diasporës.

Ndërkohë, Pandeli Majko tha se marrëdhënia me diasporën po kthehet nga sasiore në cilësore. Liza Gashi, folëse në këtë panel theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë prezente në diasporë por duhet të perfshijnë atë brenda programeve të veta. Mark Gjonaj, Këshilltar Bashkiak i Nju Jorkut njëherit kryetari i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD) tha se shtetet shqiptare duhet të koordinohen për angazhimin e diasporës si një komunitet global dhe unik.

Në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet inspiruese si dhe debati i frymëzuar për artin dhe diplomacinë. Ylfete Fanaj, Shpresa Loshaj, Osman Osmani, Ori Hoxha, Ermal Sulaj, Desar Sylemjani, Ariana Kosova dhe Adelajda Matuka, profesionistë nga diaspora, përmes mesazheve 5 minutëshe treguan historitë e tyre inspiruese. Znj. Ylefete Fanaj filloi fjalimin me këngën ‘moj e bukura more’ dhe u shpreh se ajo nuk jeton në një botë zvicerane të ndarë dhe një botë shqiptare të ndarë, por në një botë unike ku i sheh të përbashkëtat para dallimeve.

Artistët me famë botërore si Fadil Berisha, Emina Cunmulaj dhe Ermonela Jaho në panelin për artin & diplomacinë treguan se si mburren dhe janë krenar të tregojnë vlerat shqiptare dhe vazhdimisht punojnë në promovimin e tyre. Sopranoja me famë botërore tha se përmes zërit shpreh ndjenjat, sakrificat dhe rrugëtimin e saj si shqiptare në skenën botërore. Ajo rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të thyej barrierat, por tani ndihet krenare që ka kontribuar që gjeneratave të reja të shqiptarëve t’u mundësohet shkëlqimi në nivele globale. Modelja dhe filantropja shqiptare, Emina Cunmulaj rrëfeu rrugëtimin e saj dhe bëri thirrje për të rinjtë e sidomos të rejat që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të mos ndalen asnjëherë para asnjë sfide. “Jeta nuk është çka thonë të tjerët, jeta është ajo çfarë qielli ofron, një hapësirë shumë e madhe që duhet eksploruar”, përfundoi Cunmulaj.

Dita e parë e konferencës u përmbyll me debatim në mes ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht z.Kosnett dhe znj. Kim. Të dy u shprehën të gatshëm të facilitojnë iniciativa që lidhen me kthimin e profesionistëve jashtë vendit apo edhe nisma të tjera. Sipas tyre, cilado administrate e cila është në krye të shtetit nuk do të ketë ndikim në raportet në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve, ngase sipas tyre do të jenë gjithmonë të lidhura ngushtë. Ambasadori Kosnett tha se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. Ai shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të vecantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit. Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare. Kjo e fundit, u shpreh znj. Kim, duhet të luaj rol të rëndësishëm në zhvllimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë. “Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”, përfundoi znj. Kim.

Pas një hapje kaq të sukeshme dhe debatuse, Germin pret edhe dy ditë diskutime sitmuluese për investimet, biznesni, rinin, kapitalin njerëzor, edukim e kulturën. Rreth agjendes, pjesëmarrësve dhe detajeve të tjerave rreth Konferencës klikoni vegzën: https://germin.org/diaspora-flet/sq/, ndërsa rreth detajeve të tjera të Konferecës do ju mbajmë të informuar. Sot do të jemi përsëri, të bashkuar virtualisht, duke filluar nga ora 15:00 me temë investim dhe biznesi.

Kjo Konferencë nuk do ishte e mundur pa partnerët dhe donatorët e Germin dhe GAF të cilët bënë të mundur organizimin e ngjarjes, Raiffeisen Leasing Kosovë, The deutsche gesellschaft für internationale zusammenarbeit (GIZ), KFOS, The Netëorking Institute, Think B Agency, USAID, EasyPay Albania, Ipko Foundation, ODA e.V. Hamburg, UraCult e.V., etj. Partneret Medial të Konferencës janë, RTK, Telegrafi, Albinfo, Gazeta Express, IndeksOnline, Dritare, ProIntegra, Business Magazine dhe Dua.com.

Keni munguar në sesionet e ditës së dytë të Konferencës Diaspora Flet 2020? Ndiqni mëposhtë përmbledhjen dhe momentet kryesore

Në ditën e dytë të konferencës Diaspora Flet 2020, profesionistë e ekspertë nga fusha e ekonomisë, biznesit, teknologjisë dhe filantropisë reflektuan në ditën e dytë mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit dhe sfidat e reja që e presin koorndimin e bashkëpunimit mes vendit amë dhe atyre jashtë vendit.

Hapja e ditës së dytë të konferencës virtuale “Diaspora Flet 20 20”, filloi me diskutimin e investimeve lokale dhe lidhjet e tregut me jashtë. Skender Rama, moderues i këtij paneli nga programi Kosovo Compete, projekt i financuar nga USAID-i, e hapi debatin mbi mundësitë dhe potencialet për t’i rritur produktet e prodhuara në Kosovë, dhe më pas për t’i eksportuar jashtë vendit. Duke analizuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora kosovare për të investuar më shumë në bizneset kosovare, u përmenden 3 fushat ku do të fokusohet ky program: 1. Identifikimi i agjentëve në diasporë të cilët janë blerës për t’i blerë produktet kosovare; 2. Idenfitimi i personave me ndikim që kanë pozita në koorporata të fuqishme – lobimi për t’i prezantuar dhe integruar produktet e lokale; dhe 3. Krjimi i ndonjë fondi nga Diaspora ose edhe ndonjë iniciative për rritjen e investtimeve direkte të diasporës në Kosovës. Në këtë panel u përmend edhe industria e drurit, si një potencial i jashtëzakonshëm në lidhjen e tregjeve.

Por, shfaqja e pandemisë globale COVID-19 ka ndikuar në shumë aspekte shoqërore dhe ekonomike. Megjithëse komunitetet e Diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe. Prandaj, sa i përket kontributit të diasporës më shumë se sa sjellja e lekëve, panelistët e ketij paneli theksuan nevojën e strukturimit të remitancave dhe nevojën e zhvillimit kolektiv dhe jo individual. Përtej pasojave ekonomike, u theksuan edhe ndikimet shoqërore të kësaj pandemie. Indira Kartallozi, e pyetur nga Hilmi Gashi se nëse ka ndonjë praktikë më të mirë për të tejkaluar krizën, ajo u shpreh: Industria duhet të ndryshohet dhe strukturat e reja ekonomike duhet të fuqizohen si p.sh ekonomia qarkore. Përveç rimëkëmbjes duhet edhe të fuqizojmë bizneset se si t’i rezistojnë reziqeve të reja sikurse pandemia, ndryshimet klimatike, pa harruar edhe shëndetin personal dhe ndikimet shoqërore.

Edhe në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet inspiruese nga Visar Morina, Krenar Komoni, Erila Haska, Mike Bailey. Pas përfudnimit të këtij paneli, në një sesion live në Facebook u zhvillua një bisedë e përqendruar dhe inspiruese me filantropin dhe biznesmenin Elvin Gurin, moderur nga gazetarja e mirënjohur Ilva Tare.
Elvin Guri: Investimi në atdhe – Përplasje në mes të ideve romantike nga diaspora dhe realitetit në vendin amë

Në vitin 2019 vendos të investoj në Shqipëri, dhe i pyetur pse kaq vonë ai u shpreh: Nuk isha i gatshëm dhe nuk e kisha gjetur momentin e duhur. Kur m’u dha mundësi kam luajtur gjithë gurët e mundshëm që ta shfrytëzoja. I pyetur se si është balanca e investimeve në një vend me problem, z. Guri ofroi disa faktorë që mund ta vendosnin Kosvën dhe Shqipërinë në një destinacion të investimeve. Sipas tij duhet përmirësuar infrastruktura fizike, digjitale, të përmirësohet politikëbërja, ekonomia dhe në fund të rritet cilësia në arsim dhe edukim. Z. Guri theksoi se siguria e investimeve në atdhe lë për të dëshiruar dhe kjo rritë rrezikun (rriskun) për investitorë nga diaspora gjë që i bën ata të hezitojnë të investojnë. Shtetet amë duhet të trajtojnë investitorët nga diaspora me prioritet në aspektin insititucional përtej fjalëve. Si një filantrop i sukeshëm duke dhuruar resurset e tija në edukim, tha se diaspora duhet të investojë në vendin amë përtej ideve romantike dhe patriotike ngase ato përplasen me realitetin aktual.

Në pjesën e dytë të ditës, u realizua debati Gratë në Teknologji. Ky panel shqyrtoi arritjet e grave shqiptare në teknologji si dhe sfidat me të cilat ato përballen në një fushë të mëparshme të dominuar nga meshkujt. Sipas panelisteve, në hapësirat e rajonit të ballkanit vërehët një mungesë e tranimeve dhe certifikimeve të grave në teknologji. Një problem tjetër i potencuar nga paneli ishte edhe mungesa e vetëbesimi dhe kurajos tek gratë dhe ndarja e ideve dhe ambiceve për herë të parë. “Secila nga gratë duhet të kemi një rol model që të inspirohemi dhe në çdo konferencë duhet të kemi tregime inspiruese për t’i treguar vajzave të reja që jo vetëm burrat mund të jenë të aftë të fushën e teknologjië, por edhe gratë mund të jenë të afta për të zhvilluar uebsite ejt”, u shpreh Adelina Gojani, njëra nga panelistet. Ndërsa në panelin Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm u potencuan sfidat dhe si bizneset po përdorin teknologjinë si një domosdoshmëri strategjike. Panelisët u shprehën se kontraktimi i jashtëm sjellë sfida të ndryshme, duke u nisur nga pagesat online e deri në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve brenda kompanive. Edhe në këtë fushë, u theksua roli dhe ndihma e diasporës. Sipas z. Nimani nga kompania “Frakton” shumë herë pjesëtarët nga diaspora janë zhgënyer me produktet e prodhuara në Kosovë, por githmonë kanë instituar me sjellë tregun në Kosovë, dhe kjo ëshë shumë e bukur. Në fund, z.Demaj drejtoi gishitn edhe nga politikëbrja duke kërkuar që të vendoset teknologjia si një prioritet shtetëor.

Dita e dytë u përmbyll me sesionin me temë “Filantropia dhe roli i OJQ-ve”, i cili u moderua nga Dajana Berisha (FIQ), me panelistë: Shpresa Xhakli (Filantrope), Laura Ivezaj (Ivezaj Foundation), Mark Kosmo (Global Albanian Foundation), Riçard Lukaj (Lukaj Foundation), dhe Taulant Hoxha (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile). Në këtë panel u theksua se nevojitet të kalojmë nga lloji humanitar / urgjent i donacioneve dhe projekteve në donacione për projekte me objektiva të zhvillimit të qendrueshëm. Riçard Lukaj tha se, nga perspektiva e një donatori, organizatat që implementojnë projekte duhet të dërgojnë më shumë raporte dhe fakte mbi impaktin e projekteve, karshi fotove dhe vizibilitetit të punëve në terren.

Germin sot përmbyll Konferencën Diaspora Flet, me shumë diskutime stimuluese për remitancat, kapitalin njerëzor, edukimin, kulturën Rreth agjendes, pjesëmarrësve dhe detajeve të tjerave rreth Konferencës klikoni vegzën: https://germin.org/diaspora-flet/sq/, ndërsa rreth detajeve të tjera të Konferecës do ju mbajmë të informuar.

 

 

+383 (0) 49 542 525
Tringë Smajli 48
10000 Prishtinë, Kosova
germin.org | diasporaflet.org