Derisa dje kishte 93 vjetorin e lindjes sot, na erdh lajmi i hidhur se në një spital të Tiranës në moshën i3 vjeçare ka ndërruar jetë ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.
Nsaj edhe me këtë rast një nderim dhe falënderim për zonjën e madhe, “Nderin e Kombit”, aktoren e shquar të teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa. Ajo u lind më 2 prill 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj të pasur, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.
Gjatë punës sime pej gazetari pata rastin që këtë ikonë të skenës sonë ta takoj në Gjakovë e Tiranë, bashkë me koleget e mëdha të skenës sonë si Tinka Kurti e Leze Qena.



















