Zvicër: Ligji për të huajt dhe për integrim (AIG/LEI)
Ligji i ri për të huajt dhe për integrim (AIG/LEI) donë të nxitë integrimin. Në thelb ligji paraqet përditësim të praktikës të deritashme restriktive karshi të huajve dhe në shumë raste dhe në raste të shumta sforcimin e instrumenteve represive, para së gjithash me rastin e vështirësive të parapara financiare si ato faktike, apo edhe ato të mundshme.

Ligji i ri për të huajt dhe për integrim (AIG/LEI) ka hyrë në fuqi që nga 1 janari 2019. Ai rregullon posaçërisht të drejtën e qëndrimit për shtetasit që nuk janë nga shtetet e BE/ EFTA (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë). Për shtetasit e shteteve të BE/EFTA në rend të parë është përcaktuese Marrëveshja për Lëvizjen e lirë të Personave. Ligji i ri përkeqëson kushtet për dhënien e lejes së qëndrimit vjetor dhe ajo e qëndrimit të përhershme (leja C), duke ndërlidhur ate me “kriteret integruese”. Respektimi i rendit dhe sigurisë publike, respektimi i vlerave të kushtetutës federale, kompetencat gjuhësore (vetëm për të rriturit), pjesëmarrja në jetën ekonomike dhe nxënia a fitimi arsimor, janë disa nga “kriteret integruese” që vendosin se a do të jepet leja e qëndrimit dhe leja e përhershme (leja C), apo do të reduktohet ose hiqet tërësisht si dhe nëse do të lejohet bashkimi familjar.
Bashkimi familjar i kufizuar
Këto kritere integruese luajnë një rol vendimtar edhe me rastin e bashkimit familjarë. Mos përmbushja e kritereve integruese, veçanërisht varësia nga ndihmat sociale, mund të qojë tek kufizimi i bashkimit familjar edhe për vet zviceranet/ët, shtetaset/it e BE-së dhe personave me leje të përhershme të qëndrimit C. E njëjta vlen edhe për rreziqet e mundshme sociale, me ç’ rast këtu marrja e përfitimeve suplementare dhe përfitimi nga lirimi nga premitë e sigurimeve shëndetësore mund të shërbejnë si indikatorë. Edhe në kohë ka përkeqësime shtesë: afati i bashkimit familjar kufizohet në 14 muaj.
Humbja apo degradimi i lejeve
Nëse kriteret e integrimit sipas AIG/LEI nuk përmbushen, atëherë kjo mund të qoj deri tek humbja apo prapa-kthimi i lejes-C të përhershme, apo humbja e lejes-B vjetore të qëndrimit. Humbja mund të ndodhë drejtpërdrejtë pa pasur nevojë të prapa-kthehet. Kjo domethënë, në rast kur dikush nuk mund të dëshmojë “vullnetin për pjesëmarrje në jetën ekonomike” dhe merr ndihmë sociale, duhet të llogarisë se i duhet të lëshojë Zvicrën. Pasi kjo mund të vlerësohet si mungesë e gatishmërisë integruese dhe të gjobitet me tërheqje të lejes së qëndrimit. Kjo ndodh sidomos në rastet e theksuara dhe të përhershme të përfitimeve sociale. Heqja e lejes-C së është e mundur edhe pas me shume se 15 vitesh qëndrim.
Me rastin e prapa-kthimit të lejes-C në një leje-B të qëndrimit mund të lidhet një marrëveshje integruese (apo propozim integrues tek qytetarët e BE-së). Pas humbje së leje-B të qëndrimit personi në fjalë duhet të lëshojë Zvicrën.
Shkëmbimi informativ i autoriteteve
Ligji i ri parasheh, që autoritetet të informohen në mënyrë të ndërsjellët dhe me kërkesë dhe të lejohet e drejta e konsultimit. Këto informata përdoren “për të matur shkallën e integrimit”. Informatat, ndër të cilat edhe ato mbi proceset civile e penale, tërheqja e kompensimeve e dëmshpërblimeve dhe ndihmës sociale, përfitimeve suplementare (shtesë) nga sigurimi i pensioneve AHV/AVS apo ai i invaliditetit IV/AI. Rishtas do të kërkohen edhe informata mbi masat disiplinore të autoriteteve shkollore.
Masa informimi e trajnimi nga sindikata Unia
Edhe pse ligji i ri AIG/LEI ka disa përmirësime (p.sh. parakushtet për një integrim të përshpejtuar në tregun e punës të refugjatëve, kërkuesve të azilit dhe atyre me të pranuar përkohësisht), në shumë pikëpamje paraqet ashpërsim e përkeqësim të dukshëm të së drejtës për të huajt. Përforcimi i instrumenteve represive në shumë lami, si bashkimi familjar, humbja e lejes së përhershme me rastin e mos përmbushjes së kritereve integruese, ne si sindikatë Unia do të na preokupojë fuqishëm në periudhën e ardhme. Andaj ne shumë shpejtë do të ofrojmë masa informative e shkollimi nëpër regjione e seksione.
| Kompetenca gjuhësore: Vetëm tek shtetasit e Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë, Francës, Lihtenshtajnit, Greqisë, Italisë, Holandës, Austrisë, Portugalisë, Spanjës dhënia, tërheqja apo prapa-kthimi i lejes-C të përhershme të qëndrimit nuk guxon të kushtëzohet me kompetencat gjuhësore të të prekurve. |
Seminari për aktivistë sindikalist në gjuhën shqipe në fund të qershorit 2019
Edhe në seminarin e radhës për dhe me aktivistët sindikalitë në gjuhën shqipe, i cili sivjet mbahet në fund të qershorit, me ekspertë nga fusha juridike do të trajtojmë Ligjin e ri për të Huajt dhe për Integrim, të hyrë në fuqi nga 1 janari 2019. Nisur nga fakti se ligji i ri për të huajt dhe integrim paraqet përditësim të praktikave restriktive karshi të huajve (veçanërisht atyre të shteteve të treta), është me rëndësi në radhë të parë të ndërmjetësojmë informata profesionale nga ekspertët e fushës për aktivistët tanë dhe më pas të organizojmë tubime informative mbi këtë temë me anëtarësi dhe të interesuar tjerë nëpër regjione të Zvicrës.
Hilmi Gashi, drejtues i migracionit në sindikatën Unia të Zvicrës



















