Biskota me kakao

Biskota me kakao

Meqë jemi një ditë para festës së Bajramit, shumë nga ne përgatisim biskota të ndryshme. Kjo është një recetë shumë e mirë të cilën mund ta përgatisni për ti pritur mysafirët tuaj.

Përbërësit që iu nevojiten për këtë recetë janë:

250gr gjalp i shkrirë në temperaturë dhome

1 ve

1 filxhan caji sheqer pluhur

3 lugë kakao

1 pluhur për pjekje

Miell

Mënyra e përgatitjes:

Hedhim gjalpin, sheqerin, vezën në mikser dhe përziejmë. Pastaj ia shtojmë miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekje dhe përziejmë derisa të fitojmë një brum të butë. Pastaj, nga brumi marrim mjaftueshëm sa për të bërë një topth të vogël, të cilët para se ti qesim në tavën e shtruar me letër kuzhine, i sheqerosim në një tabëll të mbushur me sheqer. Në fund, për dekor i bëjmë një vrimë në mes, të cilën sipas dëshirë, pasi të piqen mund edhe ta mbushni me cokollatë.

I pjekim në 180 gradë për 25-30 minuta.