Jo rrallë na ndodhë të ndëgjojmë raste të fëmijëve që kanë të zhvilluar inteligjencën dhe janë të apasionuar pas shkencës. Dhe jo rrallë na ndodhë të ndëgjojmë që këta fëmijë vijnë pikërisht nga Kosova.
Së fundi kemi dëgjuar edhe për një rast, që ka të bëjë me një djalë 15 vjecar nga Ferizaji, i cili kohën më të madhe të tij e kalon në bibliotekë duke lexuar dhe mësuar. Ai është I pasionuar pas matematikës, ndërsa thotë se i pëlqejnë edhe lëndë tjera shkencore.
Erblini thotë se cdo gjë në jetë e kalkulon me numra dhe mendon se matematika është mëse e nevojshme në jetën tonë, prandaj ai e sheh si të domosdoshme dhe cdo gjë e jetës së tij ndërlidhet me matematikën që ai e do aq shumë.
Por, kjo nuk është shkathtësia e vetme e tij. Erblini gjithashtu ka edhe një inteligjencë të lartë, ku në testin të cilit iu nënshtrua, doli i dyti në listë në nivel vendi. Në këtë test morën pjesë 2000 nxënës.






















