Në 50 vjetorin e maturës sime në Normalen e Ferizajt, vendosa pse të mos e vizitoj shkollën e parë normale , atë të Elbasanit. Shoqëruar nga Jakup Reka e Shkëlzen Rexha, vizituam edhe godinën ku nga 2-9 shtator 1909 u mbajt Kongresi i Elbasanit me delegatë nga trevat shqiptare, që i dha vizë hapjen së shkollës Normale në Elbasan, që e filloi më 1 dhjetor të po atij viti. Në nismë shkolla pati 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria. Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria.
Me rastin e vizitës më 9 Qershor 2016, në njërin nga katet e shkolle, na u hapën dy dhoma mësimi të kthyera në muze ku ruhet një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje. Janë aty rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave të normalistëve, si dhe një violinë që për njëzetë vjet (1919-39) u shërbeu nxënësve në lëndën e muzikës.
- Godina e Normales së Elbasanit
- Drejtorët e normales ndër vite
- Dhoma- muze
- Violina që u shërbeu normalistëve nga 1919-`39
- Kënga e Normales së Elbasani, si një himen shkollor