Zvicër: Mësimet nga lufta e grave për të drejtën e votimit

Për më shumë se 100 vjet, lëvizjet politike dhe sindikale në Zvicër janë mobilizuar për luftën për një demokraci barazimtare. Ato vazhdimisht konfrontoheshin me rezistencën kokëfortë të forcave reaksionare. Pesëdhjetë vjet më parë, Zvicra zbatoi – edhe pse si një nga vendet e fundit në Evropë – të drejtën e grave me shtetësi zvicerane për të votuar. Por edhe më tej ka pabarazi midis grave dhe burrave. Dhe pabarazia midis shtetasve dhe jo-shtetasve po rritet. Le ta shfrytëzojmë përvjetorin e 50-të si një mundësi për të folur për këto pabarazi – dhe atë se çka i del në rrugë ende si pengesë votimit për të gjithë.

Julius Kopp, Marie Saulnier Bloch, Osman Osmani 

Luftë e gjatë feministe për të drejta politike dhe barazi
Më 7 shkurt 1971, grave me shtetësi zvicerane iu dha e drejta e votimit dhe e zgjedhjes. Kjo si rezultat i betejave të gjata dhe të hidhura: votimi i grave kishte qenë edhe njëra nga kërkesat e grevës së përgjithshme të vitit 1918. Zbatimi i kësaj të drejte nxiti luftën e grave. Më 14 qershor 1981, barazia midis grave dhe burrave u fuqizua në kushtetutën federale, ndërsa që ligji përkatës i barazisë hyri në fuqi në 1996. 50 vjet e të drejtës të votimit dhe të të zgjedhurit, 40 vjet të Ligjit të Barazisë, 25 vjet të Aktit të Mundësive të Barabarta. A është 2021, viti i përvjetorëve, një vit festimi? Po, por edhe mobilizim, sepse pabarazia mbetet e kudogjendur dhe demokracia zvicerane është larg të qenit barazimtare.

Ne nyjet vijuese mund të shikoni videot dokumetuese të luftës së grave per të drejtën e votimit në të tri gjuhët zyrtare të Zvcrës, të përgaditura nga sindikata Unia, që njihet si sindikata më e madhe e Zvicrës dhe ndër të tjera edhe mbështetëse e luftës për barazi:

DE (gjermanisht)

FR (frëngjisht) 

IT (italisht) 

Pabarazitë e vazhdueshme në rritje
Ndërsa qeveria federale dhe parlamenti janë bërë më femërore, gratë mbeten të nën-përfaqësuara në qendrat e pushtetit politik, ekonomik dhe shoqëror. Ata janë gjithnjë e më shumë viktima të diskriminimit dhe dhunës, si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin publik. Këto janë vetëm dy nga shumë arsye pse më shumë se 500,000 njerëz morën pjesë në grevën e grave në vitin 2019. Përveç pabarazisë midis burrave dhe grave, ekziston një hendek në rritje midis njerëzve me një pasaportë zvicerane dhe personave që nuk u epet ajo. Kriteret për natyralizim po bëhen më të rrepta dhe në të gjithë Evropën, tani Zvicra është vendi me mbrojtjen më të dobët ndaj diskriminimit. Ne jetojmë në një sistem politik të ndarjes juridike, shoqërore, ekonomike dhe politike. Megjithëse shoqëria nuk do të mund të funksiononte pa rreth 2 milion gra dhe burra që s’kanë pasaportë zvicerane, e që zërat e tyre nuk dëgjohen fare. Sa më pak vëmendje të ketë kjo pjesë e madhe e popullatës zvicerane, aq më shumë duhet të ngrenë zërin të gjithë ne.

Demokracia dhe diskriminimi: Të drejtat e barabarta menjëherë!
Në 1969 Emilie Lieberherr në fjalimin e saj në sheshin federal nxiti mbështetësit e të drejtës së grave për të votuar dhe të drejtën e zgjedhjes për të ngritur zërin bindshëm: “Paguaj taksat, por edhe voto e zgjedh”. Kushdo që merr pjesë ekonomikisht në një shoqëri duhet të posedon gjithashtu të drejtat e plota civile. Edhe sa kohë duhet të presim? Le të fillojmë që tani të mobilizohemi për demokracinë e vërtetë. Le të luftojmë për të drejtën e votës për të gjithë, me vendosmëri dhe me solidaritet të pakushtëzuar.

PETICIONI: Kushdo që jeton në Zvicër, duhet të ketë të drejtë të merr pjesë në votime dhe në zgjedhje. Pavarësisht nga ngjyra e pasaportës! Nënshkruaje edhe Ti peticionin për tëd rjetën e votimit për të gjithë në Zvicër:https://votimi-per-te-gjithe.ch/