Xhafer Sejdiu zgjidhet kryetar regjional i sindikatës Unia Cyrih-Shafhauzen

Osman Osmani, Cyrih-Shafhausen, 14 maj 2022

Dje Unia e regjionit Cyrih-Shafhauzen ka zhvilluar Ditën e Sindikates. Dita e Sindikatës zhvillohet çdo dy vjet dhe është dita kur regjioni zgjedh organet e tij më të rëndësishme dhe diskuton të ardhmen e sindikatës. Pas pjesës së ditës së sindikatës ku prezantohet edhe raporti i aktiviteteve për dy vitet e fundit bashkë me qëllimet për të ardhme si dhe votohen organet vendimmarrëse, pjesëmarrësit festojnë ditën e sindikatës Unia!

Dita e sindikatës dhe festa e Unia
Unia e regjionit Cyrih-Shafhauzen është ndër regjionet më të rëndësishme dhe më numerike me anëtarë të sindikatës Unia. Pas raportit te aktiviteteve u zhvilluan edhe votimet për organet e Unia për dy vitet e ardhshme me ç ‘rast anëtarët zgjodhën edhe delegatët regjional, kryesin dhe kryetarin e nënkryetaren e Unia regjioni Cyrih-Shafhauzen.

E përgatitur nga komisioni zgjedhor Dita e Sindikatës dhe e moderuar mrekullueshëm nga sekretari shumëvjeçar i regjionit të sindikatë Unia Per Johanson, u përshëndet edhe nga drejtuesit regjional Violeta Ruoss dhe Serge Gnoss. Manifestimin e me një fjalë të shkurtër por kuptimplote e përshëndeti edhe drejtuesi nacional i sindikatës Unia Nico Lutz.

Në ditën e sindikatave, anëtarët e Unia Cyrih-Shafhauzen zgjodhën përfaqësuesit e tyre në kryesinë regjionale, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e strategjinë regjionale dhe drejtimin e zbatimit të strategjisë. Gjithashtu zgjidhet edhe Asambleja regjionale e delegatëve, e cila vendos për objektivat vjetore dhe buxhetin si dhe vendos për strategjinë. Asambleja pra vendos se çfarë do të bëhet në Unia të regjionit Cyrih-Shafhauzen. Në Ditën Sindikale u bë edhe bilanci për dy viteve të fundit dhe u fol për mënyrën se si mund të përballohen sfidat e së ardhmes.

Me rastin e prezantimit të aktiviteteve dhe grupeve aktive në kuadër të regjionit të sindikatës Unia Cyrih-Shafhauzen, kolegu e bashkëkombësi i ri i u grupit të aktivistëve shqiptarë, Kristjan Gjeci prezantoi grupin aktivistëve shqiptar dhe aktivitetet e bujshëm të grupit në dy vitet e kaluara dhe planifikimin e aktiviteteve të grupit për sivjet.

Aktivisti shqiptar Xhafer Sejdiu zgjidhet kryetar regjional i sindikatës Unia Cyrih-Shafhauzen
U zgjodh kryesia e re regjionale me në krye, kryetarin Xhaferi Sejdiu, ndërsa nënkryetare u zgjodh kolegia Elina Falchi-Ender. Më pas u votua edhe për kryesinë regjionale me ç’ rast krahas kolegeve e kolegëve tjerë, delegatët për kryesi ndër të tjerë nga komuniteti ynë zgjodhën kolegen e bashkëkombësen tonë, Remzije Rashiti.

Kryetari i rizgjedhur, Xhafer Sejdiu ka qenë deri tani anëtar i kryesisë rajonale. Xhaferi është i përfshirë në grupin e aktivistëve shqiptarë, në grupin e ndërtimit, në grupin aktiv@unia dhe në grupi i interesit të migracionit. Ai është nominuar nga grupi i aktivistëve shqiptarë, grupi i ndërtimit, grupi aktiv@unia dhe grupi i interesit të emigracionit. Në fjalën e tij zgjedhore ai theksoi: “Dua të angazhohem në kryesinë rajonale sepse dua të mbështes politikisht organizatën tonë për të përmirësuar kontratat kolektive të punës. Këtë vit Kontratës sonë të Kombëtare të Punës në ndërtimtari (KKP) po i vjen fundi, ndaj dua të angazhohem edhe më shumë për një kontratë më të mirë kolektive në sektorin e ndërtimit.”

Delegate regjional, krahas delegatëve tjerë të sindikatës Unia për regjionin Cyrih-Shafhauzen, nga radha e bashkëkombëseve tanë u zgjodhën e rizgjodhën aktivistet e aktivistët e sindikatës nga grupi shqiptarë: Zarije Bajrami, Ramis Alili, Kristjan Gjeci, Naim Krasniqi dhe Osman Osmani.

Pas pjesës prezantuese e zgjedhore dita e sindikatës vazhdoi me pjesën festive, e cila zgjati deri natën vonë.