Ejanina dhe Shën Mëria Këtej lart / Santa Maria lassù

 

 

Përgatiti materialin: Dr. Ornela Radovicka nga Qendra Albanologjike, themeluar nga At Antonio Bellusci 1980

Të Dielën e dytë pas Pashkës besimtarët e Frascinetos dhe Eianina organizonin ceremoninë Vallja dhe e kishin si traditë të shkonin e të bonin vizitë  faltores së Shën Mëria Këtej lart.
Ditën e djelë më 14\04\2024 arbërshet e  komunitetit të Frasnitës dhe të Eianiës  u mblodhën së bashku  që të të festojnë ceremoninë e  Vallejes kushtuar  e “Shën Mërisë këtej lart”.
Rrugët e qytezave u mbushën edhe me arbërshë të qytezave për qark.
Merrnin pjesë në këtë manifestim edhe grupet  arbëreshe si; Arbëresh “ Pa stoli” Civita”
Shën Mëria e Illthit- San kostandino Albanese, Ajri i lumit-San Martino di Finita
Kreshnikët e Lirisë- San Benedeto Ullano
Shqiponjat – Santa Sofia d-Epirio
Grupi Folk-Civita.

Kisha Shën Mërija Këtej lart

Kisha “Shën Marija këtej lart”, është një xhevahir qëndron mbi kurorën e trashëgimisë kulturore  të  Frasnitës\Frascineto,  dhe është pa dyshim kisha  më e hershme dhe e njohur si Madonna di Lassù, e ndërtuar nga Bazilianët. Sot i shndërruar në rrënoja.  është ndërtuar pas shek. X-XI.

Dikur ishte e pajisur me jetë nga murgjit Bazilianë të manastirit të San Pietro. Muret janë ende mbështetur në shkëmb, dhe ishte një objekt me dy kate. Rreth tridhjetë vjet më parë, kishte afreske në Muret e kësaj faltoreje, dhe  ishte  edhe  imazhi shën Mërisë këtej lart;

Sot kanë mbetur vetëm gjurmët e altarit dhe muret e shkatërruara.

Dikur ishte shumë e vizituar ky vend i shenjtë,  nga popullsia arbëreshe,  këtë e provon edhe  Foto  nga “Shën Mëria Këtej, rreth viteve  1950 .

Frascineto dhe Ejanina, janë dy qyteza  arbërshesha në Kalabri vendosur pranë me njëra tjetrën  në shpatet e Timpone del Corvo, në 486 lartësi mi nivelin e detit. Shpesh në rrjet  kemi folur për Frascineton, ndërsa sot këtë faqe ia dedikojmë Eianinës.

Arbëreshët e Ejaninës  mbrritën në  në Kalabri  rreth viteve 1470,. Arsyet e ardhjes së tyre janë të shumta, por ajo më e forta ishte  pushtimi turk. Kapitullimet e para të sistemimit të tyre  në këto territore i përkasin  vitit 1491. Këto kapitullime flasin per Ferdinando Spinelli, djali i Giovanbattista, dukesha e Castrovillari, në 1527i dhuroi Casale di Purçilli  Lukes Policastrello te Castrovillarit dhe djalit Michele në 1535 duke i dhene ne duar  Kapitujtullimet e tij.  Prandaj Purçilli u bë një shtëpi në fermë e pavarur me  popullsinë e saj dhe  me kishën e saj. Regjistri i të pagëzuarve fillon në vitin 1703. Casale di Purçilli humbi autonominë e tij, duke u bërë një pjesë e Komunës së Frascineto.

Eianina e sotme dikur ishte queajtur Purçilli. Më 1942 ajo ndryshoi emrin nga Purçilli (Italianizuar në Porcile) në Eianina.

Eianina nga Frascineto janë dy ngulime arbëreshe në  krahë njëra tjetrës dhe i ndan vetëm e një ure të vogël,

Eianina, është vend i kulturës. Ajo nxorri nga gjiri i saj shumë njerëz të ditur. Fakti që edhe sot ajo vahdon të mbajë gjallë një gazetë tregon se ky popull do kulturën e tij dhe dashuria për gjuhën e të parëve të tyre, këtë gjë demostron edhe botimi i një reviste  “Jeta Arbërshe”.

Kjo revistë( Jeta Arbërshe) vazhdon të ndriçojë si një qiri në mes erresirës duke i dhënë dritëz gjuhës, historisë, kulturës, të këtij populli që vazhdon  të ruaj me fanatizëm identitetin e tij arbëror  Revista Jeta Arbëreshe” u themelua në 2001 me drejtor  Agostino Giordano.

Prof Agostino ishte edhe nipi dhe trashëgimtari shpirtëror i arkivandritit Emanuele Giordano është drejtor i revistës “Jeta Arbëreshe” dhe një figurat intelektuale, që vazhdon të punoj me mish e shpirt për botën arbëreshe.  Kjo gazetë edhe pse me shumë sakrifica  i reziston kohës, sepse është gjuha e popullit.  Prof Agostino është  studiues i pasionuar i letërsisë dhe i gjuhës arbëreshe për të mbrojtur gjuhën ja si shprehet: “Zëmi e shkruami arbërisht, ashtu si folmi!” dhe kësaj thirrje i përgjigjen 13 katunde:Purçilli, Frasnita, Hora, Ruri, Ungra, Shën Benedhiti, Shën Murtiri, Shën Mitri, Fallkunara, Kajverici, Katundi, Karfici, Spixana. Në shkrimet e kësaj reviste do të gjeni shume materiale nga Kosova, Shqipëria  si edhe nga Arbëria  studim të vlershëm nga autorë arbërsh të dëgjuar, si edhe punime te autorve të pa botuara. Drejtori dhe Përgjegjës është z Agostino Giordano.

Ndërsa jemi në Ejanina, nuk mund të rrim pa përmendur edhe arbërshin Michele Greco. Një nga aktivistët arbërsh të Frasnitës dhe Ejaninës. Me grupin e tij me aktivitetet e tij shpërndan gjuhën, kulturën botën arbëreshe  kudo në diasporë,si Svizzër, Gjermani, por edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë.

Kostumi arberesh i  Ejanina, fonte foto  Biagio Perrone

Gitonia, dhe tradita e pajes dhe e qendisjes, burimi i fotos  Gugliotta  Rachele, Ejanina

Arbereshët e Ejaninës dhe Frashinetos në Argentinë

Shumë arbëreshë  prej shumë viseve të varfra të Italisë së Jugut e të Sicilisë, u shkëputën nga vendet e tyre dhe shkuan  drejt Argjentinës, Brazilit, SHBA-së, Uruguajit, etj. Disa priftërinj të Buenos Airesit shënojnë se vetëm në atë qytët u vendosën rreth 40.000 arbëreshë, midis tyre një numër i madh nga krahina e Kozencës. Shumë arbëreshë u shpërngulën në kohët moderne..

Por edhe shumë ngelem ne këto troje ku te parët tane hodhen rrenjet.

Foto ne vijim Rosa Pace i ati Francesco Pace dhe Orsola Riccio lindur ne Eiania 1865/1870( burimi  by Alicia Bodily)

Anna Pace, i shoqi Basile Miranda, Isabella  Blaiota  foto di familja Giordano  Ejanina / akt martese 1848  (Fonte Alicia Bodily)

Emanuele  Giordano  1951. Burimi i fotos, Attilio Clausi