Tullumba

Për përgatitjen e kësaj recete iu nevojiten:

4 ve

2 gota ujë

Gjysëm gote vaj

250gr miell

Pak kripë

2 lugë të vogla sheqer

1 litër vaj

 

Për shërbetin iu nevojiten:

1kg sheqer

3 gota ujë

Limon

 

Mënyra e përgatitjes:

Është mjaft e rënndësishme që kur të planifikoni të përgatitni tollumba, sherbetin ta zieni një natë më parë, në mënyrë që të ftohet tërësisht dhe të marrë tamam formën e duhur.

Fillojmë më përgatitjen e tullumbave. Në një tenxhere të thellë hedhim ujin, vajin, kripën dhe sheqerin dhe i lëmë të vlojnë. Pasi të vlojë, e largojmë nga zjarri dhe në të shtojmë miellin duke përzier vazhdimisht. Këtë masë e lëmë për disa minuta që të ftohet. Pasi të jetë ftohur, ia shtojmë vezët një nga një, duke përzier vazhdimisht me mikser. Pasi ta kemi një masë të homogjenizuar, e fusim brumin në shiringë dhe tullumbat i kemi gati për fërgim.

Vëmë vajin në një tigan dhe e lëmë të ngrohet. Pasi të jetë gati i heshim tullumbat për ti fërguar. Pasi ti kemi fërguar, i hedhim në shërbetin që kemi zier një natë më parë dhe i lëmë të qëndrojnë aty për 5 minuta, që ta thithin shërbetin mjaftueshëm.