S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar – libër i ri

Dr. Xhevat Hasani

S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar
Kundër ideve komb-ndarëse

Doli nga shtypi libri më i ri i autorit Dr. Xhevat Hasani, me titull “S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar (kundër ideve komb-ndarëse)”, një vepër me karakter politiko-publicistik, që trajton në mënyrë analitike dhe argumentuese çështjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës pas vitit 1999.

Libri është konceptuar si një kundërvënie e argumentuar ndaj ideve që promovojnë ndarjen e kombit shqiptar në dy kombe të veçanta – shqiptar dhe të ashtuquajtur “kosovar”. Autori mbështetet në dokumente ndërkombëtare, në Planin e Ahtisarit, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në teoritë klasike gjermane dhe franceze mbi kombin, për të ndërtuar një analizë sistematike të kësaj problematike.

Vepra është e ndarë në 13 pjesë dhe 59 kapituj, me qëllim që temat të trajtohen në mënyrë didaktike dhe të kuptueshme jo vetëm për studiuesit dhe intelektualët, por edhe për një rreth më të gjerë lexuesish. Në çdo kapitull janë cituar dhe analizuar deklarata dhe teza me karakter komb-ndarës, të cilave autori u kundërvihet me argumente historike, juridike dhe teorike.

Libri synon të kontribuojë në debatin publik mbi identitetin kombëtar, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë historik dhe ndërkombëtar, si dhe duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së unitetit shpirtëror, kulturor dhe historik të kombit shqiptar.

Libri ofrohet për lexim dhe informim personal në format PDF.


📥 Shkarko librin në format PDF

Ky botim ofrohet falas për qëllime kulturore dhe informuese. Çdo përdorim tjetër i përmbajtjes i nënshtrohet të drejtës së autorit.

Shënime bibliografike

Titulli: S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar Kundër ideve komb-ndarëse

Autor: Dr. Xhevat Hasani
Lloji i veprës: Politiko-publicistike / eseistike
Redaktor: Autori
Redaktore gjuhësore: Sevi Lami-Agolli

Shtëpia botuese: Prointegra.ch
Vendi i botimit: Cyrih 2025

ISBN: 978-3-9525622-6-0
Të drejtat: © Të gjitha të drejtat i përkasin autorit

 

 

Dr. Xhevat Hasani – bibliografi e shkurtër

Xhevat Hasani ka lindur më 14 shkurt të vitit 1953 në fshatin Buzëz të krahinës së Opojës në Kosovë. Gjatë 1979-1991 ka punuar si asistent dhe docent në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në fund të vitit 1992, për shkak të përndjekjeve politike nga regjimi serb, është larguar nga Kosova. Prej 30 vjetësh jeton në Zvicër.
Ka qenë përkrahës i rinisë studentore të viteve ‘80-të dhe përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Letërsia, historia, politika dhe çështja e Kosovës në veçanti, kanë qenë e janë profesioni i tij i dytë pas profesionit të mjekut.

Libra të botuar:

1.“Shkolla dhe arsimi shqip ndër viset shqiptare në Kosovë,
Maqedoni dhe Mal të Zi përballë shovinizmit serb, maqedon e malazez”, Vjenë 1995. I njëjti libër është botuar edhe në gjuhën gjermane: “Die Albanische Schulen und das Schulwesen in den Albanischen Gebieten in Kosova, Makedonien und Montenegro angesichts des Serbischen, Makedonischen und Montenegrinischen Chauvinismus”, Wien 1995.

2.“Sistemi shëndetësor i Kosovës: Mjekësia popullore dhe ritualet”, Zyrih 2000. I njëjti libër është botuar edhe në gjuhën gjermane: “Das Gesundheitsystem Kosovas: Volks heilkunde und Rituale”, Zürich 2003.
3.“Një jetë në shërbim të lirisë”, libër monografik kushtuar dëshmorit Naser Hani nga Struga, Prishtinë 2013.

4. “Me Selman Lajçin nëpër Sanxhak”,
libër monografik kushtuar dëshmorit Selman Lajçi, Prishtinë 2015.

5. “Dymbëdhjetë legjenda shqiptare”, Prishtinë 2025.
Ky libër është botuar edhe në gjuhën gjermane me titull:
“Zwölf Albanishe Legenden”, Prishtinë 2025.
Ky libër është dhe libri i tij i gjashtë me karakter politiko- publicistik.