Torte me Mana(Himberen)
Përbërësit:
Keksa Petit Beurre
1 litër Qumësht
1 ve
7 lugë griz
një puding vanille
1 gotë e ujit sheqer.
500gr mana të ngrira
një gjysmë gote e qajit sirup i manave
dhe nëse e doni më të ëmbël mund ti hidhni sheqer pluhur.
Mënyra e përgatitjes:
Radhiten keksat në enën që e përgatisim ëmbëlsirën. Qumshtin me të gjithë përbërësit tjerë i bëjmë bashkë dhe i ziejmë, deri sa të trashet masa. Pastaj ngadalë e hedhim masen mbi keksat.
Manat me sirupin i zijmë pak, deri sa të trashet pak lëngu. Por nëse mbetet lëngu i hollë, mund ti shtoni një lugë niseshte.
Është shumë e shijshme dhe bëhet shumë shpejt.
























