Komunikatë për media
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër dënon fuqishëm dhunën policore dhe shtetërore ndaj protestuesve gjatë protestës që u mbajt me 27 janar 2015 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Mos shkarkimi i Minsitrit Jabllanoviq, për fyerjen e nënave shqiptare, injorancën e thellë dhe mohimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë, tregojnë qartë se si Qeveria e Kosovës është marrë peng nga Lista Serbe dhe se me sa devotshmëri po i shërbejnë kësaj liste Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.
Poashtu ndryshimi i ligjit për Trepçën nga Qeveria e Kosovës, me direktiva nga Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë, është i dëmshëm për Kosovën. Me këtë tërheqje Isa Mustafa ia mohon sovranitetin shtetit të Kosovës.
Ne i përkrahim vendosmërisht dy kërkesat e qytetarëve të Kosovës që të shkarkohet menjëherë Ministri Jabllanoviq dhe të kthehet ligji për mbrojtjen e Trepçës në Kuvendin e Kosovës. Ne do t’i mbështesim pa rezervë qytetarët e Kosovës deri në realizimin e këtyre kërkesave.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër është shumë e brengosur për situatën e krijuar në Kosovë, pikërisht nga Qeveria atje, e cila është tërësisht e korruptuar, e kriminalizuar dhe jo kompetente. Me dhunën e djeshme kjo Qeveri i tregoi botës se sa është denigruar e stërkequr shtetësia e Kosovës, ndërsa kryeministri dhe qeveria aktuale janë kthyer në vasal të Serbisë
Mos gatishmëria e kësaj Qeverie, nuk mundet ta amnistojë Serbinë kriminale, e cila sot udhëheqet pikërisht, prej atyre përgjegjësve që ishin në krye të këtij shteti gjatë luftës tonë çlirimtare.
Mbajtja e Jabllanoviqit në Qeveri është fyerje për nënat shqipëtare dhe degradim i demokracisë së vendit tonë. Ndërsa serviliteti i kësaj Qeverie ndaj Serbisë dhe premtimet për Trepçën se nuk do të diskutohet në Bruksel, na kujton premtimet e Qeverisë së kaluar ku gjithçka që thuhej se nuk do të diksutohej me Serbinë, përfundonte në negociatat e Brukselit.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër dënon ashpër këtë luftë speciale që po i bëhet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarëve të Kosovës. Poashtu dënojmë me forcë dhe gjykojmë të papranueshëm intervenimin nga policia ndaj protestuesëve, e cila nuk kurseu as deputetetët tanë dhe as Kryetarin e Komunës së Prishtinës, të cilët po protestonin në mënyrë paqësore.
Një qeveri, që nuk respekton vullnetin e popullit dhe rrah e burgos opozitarë, me të dyja këmbët, rrëshqet në diktaturë dhe sigurisht që ka jetëgjatësi të shkurtër.
28 janar 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVEDOSJE! në Zvicër.



















