Të votojmë më të mirët!

Sindikalistët shqiptaro-zviceranë të regjionit Cyrih-Shafhauzen, në mbledhjen e rregullt të datës 25 janar 2022, ndër të tjera diskutuan edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në regjionin e Cyrihut. Me këtë rast ata njëzëri vendosën që të përkrahin në të gjitha mënyrat e mundshme të gjithë/a kandidat:et shqiptaro-zviceran:e nga radhët e partive përparimtare që angazhohen për të drejtat e punëmarrës:eve edhe migrant:e, për shanse të barabarta arsimimi, profesioni e jetese për të gjithë dhe për respektimin e të drejtave të njeriut si dhe për solidarizim me të gjithë njerëzit në nevojë.

Grupi i aktivist:eve shqiptar:e të sindikatës Unia, me në krye Xhafer Sejdiun, vepron i organizuar qe 17 vite. Kontributi i tyre është i shumanshëm jo vetëm sa i përket mbrojtjes së kushteve të punës dhe të arriturave tjera shoqërore për të gjithë punëmarrës:et dhe migrant:et, por edhe në të mirë të komuniteti shqiptar në Zvicër dhe atij sindikalistë në Kosovë e Shqipëri.

Zgjedhjet komunale në legjislativ dhe ekzekutiv në regjionin e Cyrihut

Me 13 shkurt 2022 mbahen zgjedhjet për asamblenë komunale në Cyrih dhe komunave të përreth. Është për tu përshëndetur fakti se numri i shqiptaro-zviceran:eve që janë kandidat:e për legjislativin por edhe ekzekutivin në nivel komunash në regjionin e Cyrihut dhe përgjithësisht gadishmëria për tu angazhuar aktivisht në jetën shoqërore dhe politike të Zvicrës sa vjen e është duke u rritur.

Fatmirësisht shumica e shqiptaro-zviceranëve angazhohen dhe janë kandidat kryesisht në radhët e forcave progresive, ndër të cilat po veçojmë: Partisë Socialdemokrate dhe Partinë e Gjelbër, që angazhohen konkretisht për ruajtjen e të arriturave shoqërore dhe avancimin e tyre, për kushte korrekte të punës dhe për paga që mundësojnë jetesën me dinjitet. Disa nga ta/a ka vite që mbajnë dhe ushtrojnë poste në legjislativin dhe ekzekutivin në nivel Komune. Atam, ndër të tjera, paraqesin edhe një potencial të shumanshëm e të pazëvendësueshëm sa i përket edhe zhvillimit të vendit dhe shoqërisë amë dhe shumica e tyre janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre. Parakusht për këtë është përfshirja e strukturuar dhe institucionale.

Sindikalistët shqiptaro-zviceran:e, zotohen se do ti mbështesin kandidat:et në fjalë dhe njëherazi apelojnë tek të gjithë anëtar:et shqiptaro-zviceran:et të sindikatave dhe familjarët e rrethi tyre si dhe nga gjithë bashkëkombas:et të votojnë kandidatët favorizues në të gjitha rrethet zgjedhore ku ata kanë të drejtën e votës.

Për kandidat:et flasin më së miri edhe vet sloganet e tyre shoqëruese. Në vijim po prezantojmë shkurt kandidat:et të cilët meritojnë mbështetjen tonë:
Model i angazhimit për komunitet, transnacionalitet dhe shoqëri të hapur e solidare

Në shembullin e angazhimit aktiv të deputetes dhe aktivistes Qëndresa Hoxha-Sadriu, sindikalistët tanë presin që nga kandidat:et të angazhohen në të ardhmen edhe më fuqishëm për komunitetin punëmarrës, që faktikisht është shumica e bashkëkombës: eve në Zvicër.

Zgjedhjet në Komunën Opfikon-Glattbrugg

Në listën 1 të Partisë Socialdemokrate për këshillin e qytetit Opfikon për një ri zgjedhje në legjislativin e Komunës si dhe rishtas edhe për ekzekutivin e qytetit Opfikon kandidate është:

Qëndresa Hoxha-Sadriu, është aktiviste e mirënjohur e komunitetit shqiptaro-zviceran dhe socialdemokratja e shquar është deputete në Kantonin Cyrih dhe asamblistë në Komunën Opfikon

Sloganet e saja zgjedhore janë:
– Forcimi i shërbimeve publike, sepse duhet më shumë sigurime sociale, më shumë shërbime publike, më shumë solidaritet – edhe në Opfikon!
– Banesa më të përballueshme, sepse duam që banesat të mos bëhen barrë financiare për popullsinë në Opfikon dhe që bashkëjetesa në qytetin tonë të forcohet përmes formave të reja të banimit!
– Forcimi i familjeve, sepse përputhshmëria e jetës familjare dhe punës duhet të jetë (edhe) më e mirë për popullatën në Opfikon dhe për punonjësit tanë!
– Më shumë mbrojtje klimatike, sepse rezultatet e votimeve mbi nismën për klimën dhe ligjin për energjinë kanë treguar qartë se popullata jonë për planetin tonë nuk dëshiron më që të bëhet vetëm minimumi!

Në ketë qytet për mandate e poste kandidatë janë dhe shqiptaro-zviceranët e tjerë, ndër të cilët edhe aktivisti i mirënjohur e shembullorë edhe në veprimtarinë e komunitetit shqiptar në regjion dhe Zvicër:

Shaban Haliti, i cili është kandidat për rizgjedhje në këshillin e kujdesit shkollor të qytetit, pastaj:

Lule Agusi, kandidate e re po për këshillin shkollor si dhe për legjislativin e Komunës (në Listën numër 9);

Ola Sinani, kandidate për rizgjedhje në legjislativin e Komunës në Listën numër 4);

Taulant Faniqi, kandidat për rizgjedhje në legjislativin e Komunës (në Listën numër 6;
Lirona Sadriu, kandidate e re për legjislativin e Komunën (në Listën numër 13)

Zgjedhjet për Cyrih sipas rretheve zgjedhore

Rrethi zgjedhor 3: Në listën 1 të Partisë Socialdemokrate, kandidat për Asamblenë e Cyrihut janë:


Reis Luzhnica, printim-ofset, ndërmarrës (është aktualisht asamblist ne Komunën e Cyrihut dhe ri kandidat)

Slogani zgjedhor i Reisit është:
“Të gjithë duhet të jenë në gjendje të përballojnë jetën në Cyrih. Për paga të drejta dhe një qytet solidariteti.”

Arjeta Zuta, zëvendëse drejtuese “People Agentur”

Slogani zgjedhor i Arjanës është:
“Për më shumë diversitet dhe përfaqësim politik të TË GJITHËVE në këshillin komunal të Cyrihut.”

Sefedin Tairi, montues nxemjesh

Slogani zgjedhor i Sefedinit është:
“Për një Cyrih solidar: ku të gjitha shtresat dhe profesionet shoqërore e kanë si shtëpi të tyrën.”

Rrethi zgjedhur 7 + 8

Etrit Hasler, poet, drejtues i “Suisseculture Sociale”. Entriti është ndër shqiptaro-zvicranët e parë të zgjedhur në një parlament kantonal (në atë të St. Galenit). Ka shkrua rrregullisht për teme shoqërore e kulturore në javorën e majtë WOZ.

Slogani zgjedhor i Etritit është:
“Unë dua një Cyrih që të gjithë mund ta përballojnë, me strehim të përballueshëm, një kulturë të larmishme dhe punë të paguar mirë.”

Rrethi zgjedhor 9

Islam Alijaj, Lobist i personave handikap, drejtues projektesh, me aftësi trupore të kufizuara

Slogani zgjedhor i Islamit është:
“Për një Cyrih gjithëpërfshirës: Me hapësirë jetese pa pengesa, politikë të qëndrueshme klimatike dhe të drejta votimi për të gjithë.”

Rrethi zgjedhor 12:

Gadaf Muharemi (Dafi), trajnues ekipi në ndërmarrjen e komunikacionit publik të Cyrihut

Slogani zgjedhor i Dafit është:
“Gratë duhet të kenë të njëjtat paga si burrat për të njëjtën punë, prandaj angazhohem me përkushtim për barazinë.”

 

Zgjedhjet në Komunën Schlieren

Për Partinë e Gjelbër për Parlamentin e Komunës Schlieren kandidate është:

Donikë Sejdiu, doktorante e biologjisë në Universitetin e Cyrihut

Me sloganin zgjedhor:
“Ne duam t’u lëmë brezave të ardhshëm një planet të pastër dhe të larmishëm. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të mbrojmë hapësirat e gjelbra në mënyrë që të mund të sigurojmë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit.”

Ndërsa për listën 1 të Partisë Socialdemokrate, kandidat për parlament të komunës Schlieren janë:

Rixhil Agusi, bashkë kryetare e Partisë Socialdemokrate Schlieren (qe nga viti 2011 është në Parlamentin e Komunës Schlieren)

Me sloganin zgjedhor:
“Unë e vë veten në dispozicion (kandidate) edhe për katër vite të tjera, ngase mendoj se në Schlieren mund të bëhet më shumë në drejtim të avancimit të trekëndëshit familje, profesion dhe shkollë. Për këtë unë, në qoftë së zgjidhem, do të angazhohem me gjithë fuqinë time që kam.”

Kushtrim Aziri, është anëtarë i Parlamentit Schlieren që nga 1 prilli 2018 dhe ri kandidat

Sloganet zgjedhore të Kushtrimit janë:
“Schlieren ka nevojë për më shumë drejtësi sociale për pakicat!
Schlieren ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra brenda qytetit!
Schlieren ka nevojë për më shumë oferta kulturore!”

Diara Aziri, mësuese, është anëtare e Parlamentit Schlieren që nga marsi i vitit të kaluar dhe ri kandidate

Slogani i saj zgjedhor është:
“Ne duam një Schlieren të fortë. Prandaj jam e përkushtuar të ndihmoj fëmijët dhe të rinjtë që të kemi një të ardhme të fortë. Si mësuese, jam e përkushtuar ndaj ofertave tërheqëse në mënyrë që ne si komunitet të mund të shohim së bashku përpara për një të ardhme shembullore.”

Mërgim Dina, që nga 10 shtatori 2018 është anëtarë i Parlamentit Schlieren
Slogani i tij zgjedhor është:
“Schlieren ka nevojë për vendtakime për të gjithë!”

Mërgim Aziri, kandidat i ri
Slogani zgjedhor i Mërgimit është:
“Schlieren ka nevojë për banim të përballueshëm, më shumë hapësira të gjelbra dhe vendtakime për njerëzit!”

Muhamed Agusi, arkitekt dhe kandidat i ri
Slogani zgjedhor i tij është:
“Si arkitekt, për mua është e rëndësishme që të ndërtohen ndërtesa me efikasitet energjetik. Për këtë angazhohem unë. A mendoni gjithashtu se është e rëndësishme të ndërtojmë me energji efikase?”

Zgjedhjet në Komunën Dietikon

Në Komunën Dietikon kandidat janë:

Gzim Dani, kontabilist, sekretar sindikal shumëvjeçar dhe aktivistë i komunitetit.

Slogani zgjedhor i Gzimit është:
“Dietikon-i duhet të jetë një qytet për të cilin ne jemi krenarë dhe që mbetet i gjallë dhe në të cilin ia vlen të jetohet. Kjo është arsyeja pse unë jam i përkushtuar ndaj rritjes së qëndrueshme dhe të projektuar në mënyrë aktive. Për mua është e rëndësishme që të gjitha shtresat shoqërore të përfitojnë nga rritja e shpejtë e qytetit tonë.”

Agron Kurti, shef i shitjeve

Slogani zgjedhor i Agronit është:
“Një Dietikon me më shumë cilësi jete për TË GJITHË. Për ta arritur këtë, Dietikon duhet të projektohet në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme. Të gjithë duhet të ndihen mirë e rehat dhe kjo duhet të jetë e dukshme.“

Zgjedhjet në Komunën Winterthur

Në komunën Winterthur kandidat është:

Esat Duraku, pedagog pune

Slogani zgjedhor i Esatit është:
“Do të doja të ndihmoja në formimin e Winterthur-it dhe fushatën për një qytet tolerant dhe të orientuar drejt së ardhmes për të gjithë. Duke vepruar kështu, do të doja të përfaqësoja vlerat e respektit, tolerancës dhe përgjegjësisë që më kanë formuar dhe që këto gjithmonë i kanë vënë në plan të parë në punën time politike.”

***

Kjo listë e kandidat:eve do të përditësohet varësisht edhe nga kandidat:et tjerë/a, për të cilët/at ne deri më tani nuk kemi kemi pasur të dhëna. Të gjithë ata që kanë nohuri për kandidat:e tjerë/a nga subjektet progresive që angazhohen për të drejtat e punëmarrësve, si Partia Socialdemokrate, Partia e Gjelbër etj., luten të na shkruajnë në emailin: info@prointegra.ch