Qëndresa Sadriu e Partisë Socialdemokrate (PS) të rrethit Bülach në Kanton të Cyrihut, sot me 24.03.2019 u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonin më të madh të Zvicrës për nga pesha shoqërore e ekonomike, në atë të Cyrihut. Delegacioni i PS të rrethit Bülach në Parlamentin Kantonal të Cyrihut për katër vitet e ardhshme do të përfaqësohet nga dy deputetët e rizgjedhur kantonal Ruedi Lais dhe Michèle Dünk-Bättig si dhe nga deputeja e sapo zgjedhur kantonale Qëndresa Sadriu, të cilën e përgëzojmë veçanërisht.
Qëndresa Sadriu, me profesion asistente dentale, ka kohë që ka bërë emër si aktiviste shoqërore dhe politike. Ajo më herët është zgjedhur asambliste në qytetin e Opfikonit të kantonit të Cyrihut dhe e cila ushtron funksionin e kryetares së Asamblesë në qytetin Opfikon.
Qëndresa si kandidate për deputete në parlamentin e Kantonit Cyrih është zotuar dhe është e përkushtuar për temat vijuese:
- Mundësi të barabarta për gratë, burrat, njerëzit me dhe pa strehë, zviceran/e dhe të huajt në arsim, në punë, në jetën private dhe rrefshin social
- Për një sistem të drejtë të kujdesit shëndetësor që nuk është i orientuar drejt fitimit dhe bëhet i arritshëm për më pak njerëz
- Për më shumë rrugë dhe më të sigurta për biçikleta
- Për më shumë pushime në rast sëmundjeje të rëndë të fëmijës dhe partnerit
- Për edukim dhe trajnim në trajtimin e qenve
“Ne mund të themi dhe të vendosim se cilin drejtim duhet të marrë e ardhmja jonë” shkruan Qëndrea me rastin e kanditimit të a dhe shtoin më tej: “Për mua, ajo duhet të orientohet në një kahe të drejtësisë shoqërore për të gjithë njerëzit në vend se vetëm për disa!”
Në nje prononcim të veçantë për prointerga.ch, Qëdnresa theksoi: “Jam e ngaxëllyer nga ky rezultat dhe pres që të punoj në Parlamentin Kantonal si një grua, një e re, një person me një sfond migracioni. Kjo fushatë zgjedhore ishte kaq intensive, kaq pozitive dhe e gjithë mbështetja dhe aktivizmi është shumë i madh”.
Rifreskim i artikullit: Në vijim mund te ndiqninjë radio-intervistë aktuale me Qëndresën si dhe artikuj e shkrime tjera që kanë të bëjnë me angazhimet e veprimtarës shoqërore e politke shqiptaro-zvicerane Qëndresa Sadriut:
Qëndresa Sadriu: Ju falënderojë të gjithëve perzemërsisht për përkrahjen Tuaj!