Përmbyllje e suksesshme e vitit për sindikalistët e Zvicës

xhafer sejdiu

Urimi i kryetarit të sindikatës Unia për regjionin Cyrih-Shafhausen, Xhafer Sajdiut për festat e fundvitit

Xhafer Sejdiu njihet si sindikalisti më aktiv shqiptaro-zviceran. Ai është bashkëthemelues i grupit të parë të aktivist:eve sindikalist:e shqiptar:e në kuadër të sindikatës Unia. Xhaferi kryeson e dhe grupin e punëtorëve të ndërtimtarisë në kuadër të sindikatës Unia në Zvicër si dhe është pjesë aktive e strukturave të migracionit në këtë sindikatë. Pos tjerash veprimtari Xhafer Sejsiu është edhe anëtarë i stafit të shoqatës shqiptaro-zvicerane dhe platformës prointegra.ch.

Në vijim po publikojmë urimin zyrtar të sindikatës Unia për regjionin Cyrih-Shafhauzen, të nënshkruar nga Xhafer Sejdiu:

Këtij viti intensiv po i vjen fundi.

Pavarësisht këtij viti të vështirë me koronavirusin, bashkë me ju, Unia ka bërë gjithçka ka mundur dhe së bashku kemi luftuar dhe kemi ngritur zërin për të drejtat tona!

Kështu, me dy aksionet e decentralizuara në Cyrih më 1 maj, arritëm të tërhiqnim vëmendjen për situatën e marangozëve pa kontratë pune dhe për krizën në sektorin e infermierisë. Gjatë Strike 4 Future dhe grevës së grave treguam se luftojmë për një shoqëri të drejtë. Gjatë demonstratës së madhe më 30 tetor kemi qenë së bashku në rrugë dhe kemi protestuar me zë të lartë duke marshuar për paga më të larta, më shumë respekt dhe solidaritet dhe për nismën në sektorin e infermierisë:

Përpjekja jonë rezultoi e frytshme: Së bashku me sindikata të tjera, me pranimin e nismës së infermierisë, arritëm më në fund të hartonim një koncept për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e infermierisë. Arritëm të negociojmë gjithashtu një GAV të re për marangozët/-et, pavarësisht luftës së vështirë. Nuk arritëm të fitojmë miratimin për pagën minimale në Kloten, por me thuajse 48% të votave në favor, dërguam një sinjal të qartë për fushatat e ardhshme në Cyrih dhe në Winterthur. Gjithashtu, shërbimi juridik i Unias u kujdes që 467 anëtarë të merrnin 954’704 franga të cilat u takonin.

Së fundi, por jo më pak i rëndësishëm dhe që na bën krenarë është fillimi i suksesshëm i shkollës së re të Unias dhe mezi presim që të ketë edhe më shumë pjesëmarrje gjatë vitit tjetër.

Siç e sheh, ka qenë një vit intensiv për të gjithë ne. Kjo nuk do të ndryshojë edhe në vitin 2022, pasi do të bëjmë maksimumin për të garantuar një zbatim të mirë të nismës në sektorin e infermierisë dhe një fushatë të suksesshme për pagën minimale në Zyrih dhe Winterthur. Do të jemi madje edhe më të fortë dhe të pranishëm, pasi vitin që vjen punonjësit/-et e sektorit të ndërtimit do të luftojnë për një kontratë të rëndësishme kombëtare për pagën minimale (LMV). Për më tepër, Shoqata e Mjeshtërve të Ndërtimit nuk ka bërë asnjë hap drejt punonjësve të ndërtimit gjatë negociatave të fundit për pagat, përkundrazi, po flet për një zgjidhje të mundshme të kontratave KKP. Prandaj: I themi Shoqatës së Mjeshtërve të Ndërtimit që të përgatiten, sepse po ju lëmë edhe pak kohë deri në vitin 2022!

Ju urojmë sa më shumë motivim dhe shpirt luftarak për vitin që po vjen, si dhe festa të gëzuara 🎄

SË BASHKU JEMI MË TË FORTË!

Xhafer Sejdiu, Kryetar i Unia-s Zürich Schaffhausen
Unia Zürich-Schaffhausen
Volkshaus | Stauffacherstrasse 60
8004 Zürich