Tave me patëllgjan të zi

Tave ne patellgjan te zi.

Per dy persona, ju nevojiten 2 patellgjana te zi, 1 karrote, 2 qepe, 300gr mish i bluar, 1 domate, 1 spec jeshil djeges, 2 thelpinj hudher, 1 luge pure domate, kripe, piper te zi, majdanoz te thate dhe 2 patate.

Per fillim qerohen patatet dhe futen ne uje per tu zier. Pastaj i qerojme patellgjanat e zi, po jo krejt (nje vije e qerojme, nje e lejme), priten ne rrathe perafersisht 1cm dhe futen ne uje te kriposur per 5-10min. Pastaj i vendosim ne paloma qe tja largojme ujin dhe i qesim ne tigan, ne te cilin kemi hedhur vaj me shume se sa hedhim per nje fergim te zakonshem.

I fergojme patatet dhe i leme ne je pijate. Nderkohe ne te njejtin tigan fergojme qepen, hudhren, karroten, mishin e bluar, domaten dhe erezat. Kur te jete gati ia hedhim puren e domates dhe i shtojme 150ml uje. Kur masa te jete gati, i marrim patellgjanat e zi i rendisim ne tave dhe siper ia hedhim masen me mish te bluar. Nese na kane tepruar patellgjana atehere i shtojme siper mases. Edhe patatet qe i kemi vene te ziejne i marrim i prejme siper deri ne gjysme dhe i vendosim rriska kackavalli ndermjet.
Nuk e harrojme as specin djeges, te cilin e kemi prere ne copa dhe i fusim ne furre per 20-25min ne temp.maksimale.