Thirrje e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë për ti dalë ndihmë Atdheut në përballje me COVID -19

Kryetari i LKSHM, Musa Jupolli i bëri një thirrje krijuesve tanë në mërgatë që në situatën, kur po përballet mbarë bota me pandeminë, ti dalin në ndihmë atdheut në gjitha format e mundshme, jo vetëm morale por edhe materiale. Për portalin tonë shkëputëm reagimet e shpejta dhe tejet pozitive të krijuesve tanë në diasporë, në përgjigje të këtij apeli. Ja edhe tekstet e regjistruara brenda pak orësh pas këtij apeli në Fb.   

Musa Jupolli:

COVID-19 për dike mund të jetë politikë (politik) për ne shqiptarët nuk është dhe nuk mund të jetë as politikë e as politik, ndaj, jemi të vetëdijshëm se Mërgata si në të kaluarën edhe sot duhet të jetë në takim me orën e Atdheut !
Thirrje
Sindromi politik, pra ai partiak në këtë kohë të pa kohë nuk do të jetë në Mërgatën e artë, i gjithë përkushtimi kërkohet të jetë në përkrahje të popullatës, pra të shëndetësisë që nesër mos të na mallkoi Atdheu,
Krijues të nderuar, artistë, poetë, shkrimtarë ju gjithë Mërgata e shenjtë, ju quajta tash e sa dekada « Medalja e Artë e Kombit » parë gjendjen shëndetësore, atë ekonomike, me theks të veçantë kur e dimë se kësaj vere udhëtimet tona për në Atdhe janë gati të pa mundshme, Atdheu ynë ka nevojë për ne me mundësitë që i kemi sado që të jenë simbolike, po edhe me fjalën e përafrimit e jo me fjalën e përçarjes !
Të dashur bashkatdhetarë, e dashura Mërgatë :
JEMI NË SHPIRT TË ATDHEUT, mos më thoni ATDHEU ËSHTË NË SHPIRTIN TONË, nëse nuk i vijmë në ndihmë dheut që na lindi !

Selajdin Gashi:
…Jam i bindur se prap shqiptarët do ti përgjigjen thirrjes, por bile kësaj radhe duam të shohim rezultate: Le të ngadhënjejë shoqëria jonë me organizim të sinqertë dhe suksese të sigurta. E mundshme është, ndoshta vetëm atëherë kur nuk dëshpërohemi nga premtimet boshe!

Nysret Nimani:
….e ne sot shteti ynë ka nevojë për ndihmë në këto momente të krizës botërore !
I dëgjoj do përçarës jo ku është fondi 3% apo vendlindja thërret, nëse je me ndihmua ndihmo nëse jo bile trus mos përçaj, shteti ndihmohet konstant jo vetëm një herë…

Martin Cuni:
Duhet të ndihmojmë e zë të mos lëshojmë !

Mentor Thaqi:
MËRGATA ishte shtet-formuese, shtet-çliruese, komb-mbajtëse, shtet-ndërtuese, do të jetë gjithsesi edhe SHTETNDIHMUESE!

Hazir Mehmeti:
Tungjatjeta i dashur Musa Jupolli, kryetar i Lidhjes..

Ashtu siç biseduam jemi si komb në momente të vështira.
Rrethanat politike të fryra pa nevojë për interesa klanore e politike në kohë pandemie të rrezikshme.
Pandemia, kjo kuçedër e kohës me miliona koka të padukshme është goditëse e jetëve të njerëzve, por edhe goditje e rëndë ekonomike dhe shoqërore.
Andaj, mendoj se duhet gjetur dragonjtë e kohës dhe shigjetat e duhura të tyre në mundjen e saj.
Partitë politike të heqin dorë nga shantazhet e tyre qëllimkëqija vetëm për interesa partiake e klanore.
Të krijohet uniteti politik pa dallime partiake deri në mundjen e pandemisë, kjo është e lehtë.
Ne si diasporë të bashkohemi në ndihmë qeverisë aktuale në Kosovë dhe Shqipëri në të gjitha format, edhe, në ndihmë në Euro deri në fitore ndaj pandemisë.
Diaspora nuk ka nevojë për parti politike as politizime, ka nevojë për Atdheun, pa dallim bindje politike e religjioze.
Qeveria e Kosovës të ketë një grup prej tre vetash si përgjegjës për menaxhimin e ndihmave, kjo për ta shtuar besimin e mërgimtareve/ëve.
Kohërat e vështira na kanë bashkuar, kjo e ka shpëtuar qenien tonë shekujve, edhe tani na duhet bashkimi.

Sylë Bajram:i
Ne nuk kemi tjetër Atdhe!

Fran Tanushi
MOS PYET ÇKA BERI ATDHEU PER TY,
POR ÇFARE BERE TI PER ATDHEUN
JFK
Diaspora jonë, gjithherë ka dhënë dhe do te jep.
Por Diaspora edhe duhet të respektohet e të nderohet, e jo të konsiderohet si një dele qe duhet mjel‘!
Shuarja e Ministrisë së Diasporës…,nuk flet për respektin as mirënjohjen e qeverisë ndaj saj.
Megjithatë, askush nuk është bërë i varfër duke dhënë.
Ai qe jep ndihet më mirë se sa Ai qe merr.
Dashuria për Atdheun është mê e madhja nga te gjitha dashuritë!
***********
Bekuar qoftë Atdheu!

13.04.2020

Sylë Bajrami Ne nuk kemi tjetër Atdhe!

Hamit Halili Respekt prof Sylë Bajrami e Vërtet!

Cok Sokol Ahmetaj Duhet ndihmuar Atdheun në këta kohë të pa kohë …P.S nëse ske mundësi të bësh mirë, mos bën keq , fjalë e urtë popullore

Vincent Brel Rroftë mërgata zoti u bekoftë
Amin o zot

Pranvera Gjoni Jemi në shpirt të atdheut gjithherë, sa të frymojmë… por, ka ardhë momenti i fundit:-antikombëtarët, shtetprishësit, skllavopronarët… të dorëzojnë “armët e shkatërrimit”, dhe të lejojnë e të bashkëpunojnë me elitat e (për)zgjedhura në progresin e j…Shiko më shumë

Milazim Kajtazi Tjeter Atdhe nuk kemi perveç Shqipëri e Kosovë !
Nejse i kemi edhe me qindra faqezi pushtetar qe dinë me rrezu Qeveri edhe në kohë Pandemi!
Kemi fonde qeveritare e fonde partiake,fonde bamirëse e fonde mbi fonde!…Shiko më shumë

Mentor Thaqi Bal, politika „jonë“ ka sall një faqe, ka FAQEN e Zezë, por unë kam NDËRGJEGJEN TIME dhe FAQEN e Bardhë, kam vetëm një AtDhe me DHEUN e Atit, jam mundua ta ndihmoj dhe do ta ndihmoj sërish, nuk ka hajn as hilexhi politik që më ndalon! Po ia rikujtoj ATDHEUT fjalët e Nolit: „Mbahu nëno mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë“ dhe po i them: MBAHU NËNO EDHE SOT, SE KE DJEMTË NËPËR BOTË, QË GJITHMONË TË DALIN ZOT!!!

Naim Zhinipotoku …Diaspora është zemra e Atdheut. Krenar për Ju !

Bajrush Zeka I dashur Bal, në kohën e pandemisë me covid 19, ku e gjithë bota është në luftë me këtë virus të padukshme, për ne shqiptarët, do të ishte e pa pranueshme që ne të jem peng së kaluarës, pra, çka ka ndodhur para 20 viteve lidhur me keqpërdorimin apo jo…