Kjo recetë është shumë e preferueshme të konsumohet sidomos gjatë muajve të ngrohtë të verës. Si shoqërues i një drake të lehtë, përpos që ka një shije tejet të mirë, gjithashtu është e pasur edhe me vitamina të shumta.
Përbërësit që na nevojiten janë:
Speca
Djathë
Vaj ulliri
Majdanoz i freskët
Thelpinjë hudhre
Mënyra e përgatitjes:
Së pari pastrojmë specat dhe i heqim bishtin dhe farat. Ndërkohë imtësojmë djathin dhe i mbushim specat. I radhisim në një kavanoz qelqi, duke spërkatur me vaj ulliri, hudhër të grimtësuar dhe majdanoz. Mbushim kavanozin dhe e mbyllim. E lëmë për disa ditë të qëndrojë dhe pastaj i kemi gati për përdorim.
Si përfundim, pas disa ditësh pos që do të fitojnë shije, gjithashtu edhe do të lëshojnë lëngun e tyre që kur kombinohet me vajin e ullirit dhe aromën e hudhrës dhe majdanozit, jep një shije fantastike.