Simita në formë unaze

21

Drekë e shijshme dhe e lehtë per tu pregatitur në një ditë vikendi, simite unaze të shoqëruar me përbërës sipas shijes dhe dëshirës!

Për simitet nevojiten: 2 ve, 1 gotë uji vaj, 100 gr margarinë, 2 lugë gjelle kos, 2 lugë gjelle uthull, 1 lugë e mesme sheqer, 1 lugë e vogël kripë dhe gjysma e një pluhuri për brumërat.

Vezët i ndajmë, të bardhet e përdorim për simitet ndërsa të kuqen e vezës e përdorim për lyerje sipër.

Të bardhët i vezës, i bashkojmë me të gjithë përbërësit e tjerë në një enë dhe i hedhim 2-3 lugë miell të përziera me pluhurin për pjekurina. Duke e përzier i hedhim miell derisa të formohet brumi. Brumi duhet të jetë i butë dhe i lehtë për tu punuar. Pastaj i ndajmë në kuleqë të vegjël të cileve i japim forma unaze, i rendisim në tepsi, i lyejmë me të kuqtë e vezës dhe i hedhim susam sipër. Piqen në temperaturë 200 gradë të ngrohur paraprakisht.