Do të votoj për të gjithë

Do të votoj për të gjithë

Në kafiterinë “Afërdita”
U gjenda si pa kujtu e pa prit
Për krahu më solli njëra nga partitë
Një espresso ma sollën
Hap sytë e bëhu ndryshimi më thanë

Pas saj pasi dola
Ca parikakë tjerë më morën përkrah
Erdhëm te “Shabani” një 5-she për të ngrënë
Më thanë o djalë i dlirë
Ta dish se ne mundemi ma mirë

Sapo u ndava nga ta aktivistë të tjetrës parti
Më morën e shkuam në “Elidë”
Çfarë do nga ne më thanë
Paj ma sillni një shampite të ëmbëlsohem
Që me një pirun cep më cep ta përlajë

Pastaj njëri nga koalicionet
Më ftoj e shkova te “Freskia”
Për pije porosita “Golden Eagle”
Dëgjoja e pija me nge e ngadalë
Me ne fiton Kosova më thanë

Pasi u ndava edhe nga ta
Fola me veten sinqerisht
Thashë se unë s’do të jem bukëpërmbysës
Në zgjedhjet e këtij viti që po afrohen
Do të votoj për të gjithë