Shpageta carbonare
Përbërësit që iu nevojiten për përgatitjen e kësaj recete janë:
Shpageta
Proshutë
4 të verdha të vezëve
Ajkë kosi
Vaj ulliri
Hudhër
Kripë dhe piper i zi
Mënyra e përgatitjes:
Së pari vëmë tenxheren me ujë, kripë dhe pak vaj për të vluar. Kur uji të fillojë të vlojë i shtojmë shpagetat dhe i ziejmë.
Ndërkohë në një tigan hedhim vaj ulliri dhe thelpinjët e hudhrës dhe i fërgojmë derisa të lëshojë aromën e mjaftueshme. Pastaj ia shtojmë proshutën e grirë imët, ndërsa në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezës me hoopla dhe ia shtojmë masës në tigan. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe 2 lugë parmegjan dhe përziejmë.
Shpagetat tashmë të ziera i kullojmë dhe i hedhim në tigan. I lëmë të ziejnë për pak minuta në mënyrë që ti marrin aromat e të gjithë përbërësve dhe të kompaktësohen mjaftueshëm bashkë.