Sallatë me speca
500gr speca të kuq
2 gota e gjysëm kos
4 thelpinjë hudhre
Kripë
Gjalpë
Vaj ulliri
Piper i kuq
Mënyra e përgatitjes:
Së pari specat i pastrojmë dhe i vëmë nnë furrë që të piqen. Pastaj i nxjerrim nga furra dhe i fusim në një qesë që të zbuten në mënyrë që të qërohen më lehtë. Pasi ti kemi qëruar dhe pastruar mirë, i prejmë në feta të holla dhe I vendosim në një enë të madhe ku i fërgojmë pak. Në një tjetër enë bëjmë bashkë kosin, hudhrën, vajin, kripën dhe piperin e kuq dhe ia hedhim specave. I përziejmë mirë dhe i vëmë në kavanoz qelqi. Mund ti konsumoni si shoqërues me ushqime të ndryshmë, ndërsa ruhen nëse i mbani në frigorifer.























