Më në fund dha shpirt edhe Shpirtziu Dikc Marty!

Shkruar nga Xhevat Hasani, 29 dhjetor 2023

Më në fund ora e lig ra edhe mbi Shpirtziun Dick Marty. Ai me 28 dhjetor të vitit 2023 në moshën 78 vjeçare dha shpirt. 

Shpirtziu duke qenë rusofil e serbofil (për interes të Serbisë e të Rusisë), e njollosi si mos më keq ushtrin e vogël Çlirimtare të Kosovës që luftoi për çlirimin e popullit tim (tonë) nga kthetrat e Serbisë. Sipas Shpirtziut krerët e UÇK-së serbëve të kindnapuar ua kanë hequr veshkat në një shtëpi primitive në një fshat të Shqipërisë dhe pastaj ato i kanë trafikuar për transplantim.

Shërbimet sekrete serbe më në fund deshën të përfitonin edhe nga lëkura e Shpirtziut. Pra dy-tri viteve deshën ta vrisnin në feshtësi, për të thënë pastaj se e kishin vrarë shqiptarët.

Kjo bëri që që organët e sigurisë zvicërane ta marrin Shpirtziun në mbrojtje, duke e ruajtuar shtëpin e tij me policë. Kështu, Shpirtziu dy vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në burg shtëpiak.

Edhe pse raporti për gjoja trafikimin e organëve nga krerët e UÇK-së ka qenë i rrejshëm, edhe pse deri me tani nuk është gjetur asnjë provë relevante që e vërteton akuzën, dhe edhe pse shërbimet sekrete serbe desh e vranë, megjithtë, Shpirtziu nuk e gjeti kurajon që të pranoj publiksht se raportin akuzues ndaj krerëve të UÇK-së, e ka marr të gatshëm nga ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan Protiqi, dhe se ai vet nuk ka pasur asnjë fakt të besueshëm se krerët e UÇK-së kanë bërë trafikë organësh.

Në Beograd shovinistët serbë të Vuçiqit duan që emrin e Shpirtziut t`ia venë një rruge. Shihni: Në fillim shovinistët serbë Shpirtziun e kthyen në një marionet e cila i akuzoi krerët e UÇK-së për trafik organësh, pastaj deshën ta vrasin për të thënë se e kanë vararë shqiptarët, dhe tani pas vdekjes së Shpirtziut të njëjtit shovinistë serbë duan që emrin e tij t`ia venë një rruge në Beograd.

Shpirtziu iku nga kjo botë me mekatin e madh sa bjeshka të bërë ndaj popullit tim (tonë) të vogël e të pambrojtuar.
Zoti past ndjesë për të!
Pas tij radhën për të ikur nga kjo botë e ka Shpirtzeza…!
Zoti past mëshirë edhe për të!